Kapiteni i Chelseat, John Terry, ёshtё i lirё tё përballet me Manchester Untied gjatё ndeshjes sё tё dielës nё kuadër tё Premierligёs, pasi qё blutë patёn sukses me ankesën e tyre pёr kartonin e kuq qё kapiteni mori gjatё ndeshjes sё fundit, pёrballё Manchester Cityt.Terry u përjashtua nga loja nё minutën e 77-tё, pёr shkak se faulloi sulmuesin e Manchester Cityt, Jo, gjatё ndeshjes sё tё shtunës.Arbitri Mark Halsey, akordoi faull dhe i dha kartonin e kuq Terryt, por Chelsea pas ndeshjes protestoi dhe kërkoi qё tё rishikohet vendimi i gjyqtarit. Pas vlerësimit tё komisionit, sot ёshtё bёrё e ditur se kapiteni i Anglisё, John Terry, nuk do tё përjashtohet pёr tri ndeshje, dhe do tё mund tё luajё nё ndeshjen e radhës. Blutё do tё presin nё Stamford Bridge kampionin nё fuqi tё Anglisё dhe Evropёs, Manchester United, nё derbin mё interesant tё javës sё pestё.
16 shtator 2008
Terry do tё mund tё luajё kundër Manchesterit