15 shtator 2008

Metzelder: Duhet të përgatitemi për Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i Real Madridit, Christoph Metzelder, ka kërkuar nga skuadra që të fokusohet mirë para ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Bate Borisov.“E dimë se në Ligën e Kampionëve duhet të mbrohemi shumë më mirë sesa kundër Numancias. Nuk duhet ta humbim përqendrimin, siç bëmë të dielën. Duhet që secili ta mbajë vendin e vet dhe të luftojë në pozitën që i takon. Këtë gjë e kemi bërë gjatë stërvitjeve”. “Duhet të jemi më të mirë në këtë aspekt, sepse skuadrat e vogla i dinë mirë këto gjëra, dhe i dinë mundësitë e tyre për të shënuar kundër ekipeve të mëdha”, ka thënë mbrojtësi gjerman.