
Trajneri i Genoas, Gian Piero Gasperini, është i fundit që komenton krizën aktuale të Milanit duke thënë se skuadra e tij e meritoi plotësisht fitoren të dielën.“Ne kishim diçka më shumë se Milani. Kam pritur se do të ndeshem me një skuadër shuam të përqendruar. Mirëpo nganjëherë, pavarësisht se ka shumë sulmues të mirë ata nuk mund të përshtaten me njëri-tjetrin”. “Ngjashëm ka ndodhur edhe me Real Madridin, sepse është vështirë për t’u gjetur baraspesha. Ancelottit i duhet kohë për t’i rregulluar gjërat”, ka thënë Gasperini.