26 shtator 2008

LAJMET NEWS 26.09.2008


Henry nuk përjashton largimin nga Barcelona
Thierry Henry dëshiron qё tё luftojё pёr vend nё ekipin e Barcelonёs, por ka thёnё se do tё fillojё tё mendojё pёr largim nga Camp Nou, nёse trajneri i ri, Pep Guardiola, vazhdon ta lёrё atё nё bankën rezervё.“Pёr momentin kjo nuk ёshtё e rёndёsishme. Nёse gjёrat vazhdojnë tё mbeten tё njëjta, sigurisht se do tё duhet tё mendoj pёr largim”, ka thёnё Henry pёr L’Equipe. Henry nuk u paraqit nё ndeshjen me Betis edhe pse pritej qё tё fitojё rast nga Guardiola, pasi qё u shёrua nё kohё nga lëndimit. Nё fillim tё sezonit, Henry morri premtime nga trajneri i ri se do tё angazhohet si sulmues. “Ështё e vërtetё qё nё fillim bisedova me Guardiolan. Pёr mua ishet njё bisedё shumё e qartё. Ajo mё bёri tё qëndroj nё Barcelona, edhe pse kisha oferta nga Anglia. Por nuk pendohem qё kam mbetur kёtu”, ka shtuar francezi.
*************************************
Fabregas: Nuk shqetësohem pёr trofe
Cesc Fabregas ka thёnё pёr Sky Sport se ёshtё i lumtur nё Arsenal dhe nuk shqetësohet shumё edhe nёse klubi nuk fiton trofe, edhe pse deri tash nё karrierën e tij ka pasur vetëm njё trofe, Kupёn FA nё vitin 2005.“Jam i lumtur me faktin se si shkojnë punёt, njerëzit mund tё thonё ‘nuk ka fituar asgjë’, por unё gjej kënaqёsinё kёtu dhe përpiqem tё fitoj, shpresoj se kjo do tё jetё kёtё vit”, ka thanё Fabragas. “Vërtet kënaqur kur luaj me ekipin, para tifozëve tё mi, dhe kjo ёshtё njё ndjenjё e çuditshme. Pёr mua lumturia ёshtё njëra prej gjёrave mё tё rёndёsishme nё jetё”, ka thёnё mesfushori i Arsenalit. I pyetur nёse do tё mbetet gjithё karrierën nё Arsenal, spanjolli ka thёnё: “Jam vetëm 21-vjeçar, jam shumё i ri, por nёse punёt shkojnë siç janë tash, pse jo? Klub i madh, shumё tifozё, ndeshje tё mёdha, futbollistё tё mëdhenj, pse jo?”.
****************************************
Terry: Anglia ka futbollistё tё rinj tё shkёlqyeshёm
Kapiteni i Chelseat dhe i kombëtares angleze, John Terry, beson se Kupa Carling paraqet njё platformë tё rёndёsishme qё futbollistёt e rinj tё krijojnë pёrvojё me formacionet bazё.“Mendoj se kjo ёshtё njё gjё e shkëlqyeshme pёr futbollin anglez. Ne e shohim se Arsene Wenger ka njё besim tё madh nё futbollistёt e rinj”, ka thёnё Terry. “Rezervat tona luajtën me Arsenalin, nё ndeshje u paraqitёn shumё futbollistё anglezё. Kjo ishte para disa javës dhe fituam me 2-1 ose 2-0. Ndёrsa pastaj tё njёjtёt futbollistё e mposhtёn Sheffieldin me rezultat 6-0”, ka shtuar kapiteni i bluve. “Ashtu qё ne kemi shumё futbollistё tё rinj tё mirё nё ekipin tonё, por jam i sigurt se kështu ёshtё edhe me ekipet tjera. Problemi i vetëm ёshtё qё zotëri Wenger ka besim mё tё madh. Kjo ёshtё e shkёlqyeshme pёr futbollin anglez”, përfundon Terry.
***************************************
Ronaldo: Do tё rikthehem nё formё
Ylli brazilian Ronaldo ka filluar me rikuperimin shumё mё herët se qё ёshtё parashikuar dhe thotë se sёrish do tё rikthehet nё formёn e vjetёr.Pasi qё ishte operuar nё Paris mё 14 shkurt, Ronaldo u rikthye nё vendlindjen e tij pёr t’u shёruar nga lëndimi i tretё i rёndё i gjurit. Sulmuesi kohё mё parё ёshtё paraqitur nё stërvitje me Flamengon dhe thotë se sёrish do tё rikthehet nё formёn e tij tё mirё. “Unё do tё rikthehem dhe to ta tregoj formёn time mё tё mirё. Do tё luaj futboll sёrish siç kam luajtur edhe mё herët. Tashmё nuk ndjej dhimbje nё gju, dhe kjo ёshtё mё e rёndёsishmja”, ka thanё braziliani. “Muskujt ende janë tё dobët, por njё makinё nuk mund tё punojё mirё menjёherё, nёse nuk e keni përdorё njё kohё tё gjatё. Prej tash, vetëm duhet tё punoj nё formёn time fizike, qё ёshtё puna mё e vështirё, por unё jam nё rrugёn e duhur”, shton ish-lojtari mё i mirё i botёs.
************************************
Giggs i qetё rreth tё ardhmes sё tij
Ryan Giggs ka edhe njё vit tё pёrfshirё nё marrëveshjen e tij me Manchester United dhe thotë se ёshtё lehtё tё ndodhё qё ai tё pensionohet pas fundit tё këtij sezoni dhe tё bёhet njё prej pasardhësve tё mundshёm tё Fergusonit.“Jam i qetё rreth tё ardhmes. Mё mbetet edhe ky vit nё marrëveshje. Pёr momentin ndjehem mirё dhe derisa ndjehem shёndoshё mё ftojnë tё luaj dhe kënaqem me kёtё”, ka thёnё Giggs. “Do tё vazhdoj tё luaj futboll. Nёse ndonjëra prej këtyre ndryshon, do tё duhet tё mendoj tё pensionohem, por sigurisht do tё jetё mё herët se sa mё vonё”, ka shtuar uellsiani. “Mendoj se puna nёn drejtimin e Ferguson ёsthё shkolla mё e mirё. Mund t’i vёreni se nё mes menaxherёve nё Premierligё janë edhe Roy Keane, Mark Hughes, Paul Ince dhe Steve Bruce. Tё gjithё kanё luajtur nёn drejtimin e Alex Ferguson, andaj përfundimisht ka diçka nga kjo”, thotë Giggs, duke bёrё tё qartё dёshirёn e tij pёr tё vazhduar nё detyrёn e menaxherit.
******************************************
Robinho shkarkon agjentin e tij
Wagner Ribeiro, personi i cili arriti ta sjellё Robinhon nё Real Madrid dhe i cili e bёri brazilianin lojtarin mё tё paguar nё Premierligё, nuk do tё jetё mё agjent i sulmuesit.“Jam falënderues gjithçka Wagner Ribeiro ka bёrё pёr karrierën time deri tash, por cikli jonё i punës ka arritur nё fund. Ështё koha qё tё dy tё ecim rrugёve tё ndara dhe unё kam qëllime tё tjera tё cilat duhet t’i plotësoj me klubin tim tё ri, Manchester City”, thuhet nё deklaratën e Robinhos. Ky hap i Robinhos vjen disa orё pasi qё mediat angleze përcollën lajmin se Ribeiro kishte marrё edhe 4.2 milionё funte shtesё, qё transferimi tё kompletohet nё afatin e parashikuar, me tё cilёn çmimi i kalimit tё brazilianit nё City tash llogaritet tё jetё 36.7 milionё funte (46 milionё euro).
******************************
Dunga: Ende besoj tek Ronaldinho
Pёrzgjedhёsi i kombëtares sё Brazilit nё futboll, Dunga, thotë se Ronaldinho ende ёshtё nё planet e tij.Dunga thotë se përforcimi i ri i Milanit, Ronaldinho, ёshtё nё planet e tij edhe pse ai nuk ёshtё nё kombinim pёr ndeshjet kualifikuese pёr Kupёn Botёrore. Megjithatё, Dunga, nuk e ka humbur besimin tek ylli brazilian dhe thotë se nёse ai do tё ftohet sёrish nё kombëtare, do tё varet nga vetё Ronaldinho. “Ne besojmë nё tё, por ai vetëm duhet tё stërvitet mё shumё, ta pёrmirёsojё shpejtёsinё e dhe reaksionet e tij”, ka thёnё përzgjedhësi i Brazilit. Ronaldinho ishte pjesё e kombëtares sё Brazilit, qё morri pjesё nё Olimpiadёn nё Pekin.
*************************
Henry: Askush nuk mё ka detyruar tё luaj
Sulmuesi i Barcelonёs, Thierry Henry, ka vendosur t’i qartësojё deklaratat e mëhershme se ai ishte futur nё lojё pavarësisht mungesës sё formës.Njё muaj mё parё, Henry bёri njё deklaratё sulmuese, duke thёnё se ish-trajneri i Barcelonёs, Frank Rijkaard, e kishte futur atё nё lojё edhe pse ai kishte qenё jo i gatshёm tё luajё. “Flisja me Rijkaardin dhe ai mё tha se Ronaldinho nuk ishte nё formёn mё tё mirё dhe mё kërkoi nёse mund tё luaja. Nuk doja tё qëndroja tre muaj pa luajtur, sapo kisha arritur nё klub. Isha gjashtё muaj jo nё formё dhe normalisht, trupi im thoshte jo, por askush nuk mё ka detyruar tё luaj. Ishte faji im qё dëshiroja tё luaj”, ka thёnё 31-vjeçari.
********************************
Gerrard: Mund tё luaj gjithkund, falё Benitezit
Idhulli i tё kuqve, Steven Gerrard, thotë se mundësia e tij pёr tё luajtur nё çdo pozicion nё fushё, ёshtё falё menaxherit Rafa Benitez.“Ok, ai mё ka luajtur nё pozita tё ndryshme. Por unё ndjehem shumё mё i rehatoshёm tash qё mund tё luaj pothuajse gjithkund nё fushё. Rafa e ka çuar lojën time nё njё nivel tjetër”, thotë Gerrard. “Ndjej se, qё kur ai ёshtё kёtu loja ime ka pasur pёrmirёsime, ai sigurisht mё ka ngritur mua si lojtar. Ka disa lojëra kur duhet ta ndryshoj stilin e lojës. Nёse ёshtё ndonjë ndeshje e madhe, pёr shembull, kuptoj se nuk mund vetëm tё bombardoj nё gol gjithё kohës. Ka kohё kur duhet tё jem ca mё i disiplinuar”, ka thёnё Gerrard.
**************************************
Abbiati: Unë jam FASHIST
Portieri i Milanit, Christian Abbiati, ka pranuar se ai është fashist dhe se nuk turpërohet nga botëkuptimi i tij politik.“Nuk turpërohem t’i shfaq pikëpamjet e mia politike”. “Unë i mbështes disa parime të fashizmit, siç është patriotizmi, dhe vlerat e religjionit katolik”. “Ajo që nuk më pëlqen nga fashizmi janë ligjet raciale, besnikëria ndaj Hitlerit dhe lufta. Mirëpo më pëlqen kapaciteti i fashizmit për ta mbajtur sigurinë dhe rendin. Fashizmi ia ka garantuar sigurinë popullit”, ka përfunduar Abbiati.
****************************************
Villa shkëlqen sërish
Skuadra e Valencias ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim kundër Malagas me dy golat e sulmuesit spanjoll në formë të lartë, David Villa.Gjithë ndeshja u vendos në 20 minutat e fundit. Villa shënoi dy herë në këtë takim (70’ dhe 90’), ndërsa skuadra vendase nuk arriti të bëjë asgjë. Edhe Mallorca ka shënuar fitore me rezultat të ngjashëm kundër Numancias, me golat e Marin (12’) dhe Webo (50’). Ndeshja e tretë me rezultat 2-0 u zhvillua ndërmjet Valladolidit dhe Almerias në favor të vendasve. Rubin shënoi në minutën e 66, ndërsa në pesëmbëdhjetë minutat e fundit po i njëjti lojtar u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhe dhe u largua nga ndeshja. Por pavarësisht mungesës së një lojtari, Valladolidi arriti të shënojë edhe golin e dytë në fund të ndeshjes (90’) me anë të Medunjanin. Ndeshja tjetër ndërmjet Bilbaos dhe Recreativos përfundoi me shifra të barabarta, 1-1, me golat e Guerreros (71’) për vendasit, ndërsa katër minuta më vonë, Lopez barazoi rezultatin.
************************************************
UEFA: OK, Kampionatit Evropian me 24 skuadra
Antarët e UEFA-s kanë rënë dakort për ndryshimin e formatit të kampionatit europian duke e cuar në 24 numrin e skuadrave pjesëmarrëse në fazën finale të këtij aktiviteti, nga 16-të përfaqësuese që merrnin pjesë. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi duke filluar nga Kampionati Europian i 2016-s. Vendimi është marrë pas propozimit që ka bërë presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, i cili ka si synim që t’i japë një dorë shteteve më të vogla. Formati i ri e afron më shumë europianin me kampionatin botëror, ku aktualisht marrin pjesë 32 përfaqësuese.Ky ndryshim bën të mundur pjesëmarrjen e thuajse gjysmës së përfaqësueseve të kontinentit të vjetër. 53 është numri i shteteve anëtare të organizmit më të lartë të futbollit europian. Ky lajm është konfirmuar nga përfaqësuesi i komitetit egzekutiv të FIFA-s, Franz Bekenbauer, i cili ka qenë i pranishëm në rolin e vëzhguesit në samitin e UEFA-s.Por nuk ka qenë ky i vetmi ndryshim. Një tjetër eveniment i rëndësishëm i futbollit europian ka pësuar ndryshime të mëdha.Nga sezoni i ardhshëm, 2009/2010 Kupa UEFA nuk do të mbaj më këtë emër, por Kupa e Ligës së Europës. Gjithashtu në këtë aktivitet të futbollit Europian do të marrin pjesë 48 skuadra në fazën në grupe. Gjithashtu do të ketë ndryshime rrënjësore edhe për mënyrën e shitjes së të drejtës televizive dhe të sponsorizimit. Për presidentin e UEFA-s, Mishel Platini ky ndryshim do të jetë një përmirësim historik i këtij evenimenti të reëndësishëm të klubeve.
***************************************