15 shtator 2008

Gerrard shpreson të luajë nga minuta e parë kundër Marseille

Pasi është kthyer nga lëndimi dhe është inkuadruar në minutat e fundit të derbit kundër Manchester United, simboli i Liverpoolit, Steven Gerrard, shpreson të luajë nga minuta e parë në Ligën e Kampionëve.“Trajneri e bëri gjënë e duhur me mua të shtunën. Ishte vështirë të qëndroja në stol dhe ta shikoja ndeshjen, mirëpo unë kisha bërë vetëm një stërvitje të plotë”. “Kisha dëshirë të madhe të luaja, mirëpo deri në fund të sezonit ka edhe 40 apo 50 ndeshje për t’u luajtur dhe e di se do të më jepet mundësia”. “Nuk isha i gatshëm të filloja nga minuta e parë kundër United, më së shumti do të mund të luaja 20-25 minuta. Megjithatë do të bëj edhe disa sesione stërvitore deri të martën, dhe pastaj do t’i mbetet trajnerit të vendos kur të më inkuadrojë kundër Marseille”, ka thënë kapiteni.