15 shtator 2008

Mancini i bindur për sukses në Ligën e Kampionëve

Transferi i sivjetmë i Interit, Amantino Mancini, ka deklaruar se skuadra e tij është e gatshme për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.Zikaltrit udhëtojnë në Athinë për t’u takuar me Panathinaikos në ndeshjen e parë të Grupit B, ndërsa mesfushori i krahut shpreson për të tre pikët. “Do të jetë një ndeshje e vështirë. Shpresojmë që Inter do të fillojë mirë edhe pse nuk do të jetë lehtë, pasi që kundërshtarët tanë do ta kenë turmën pas vete”. "Sido që të jetë ne jemi të gatshëm. Qëllimi ynë është që ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Do ta kemi vështirë, por do t’i marrim të gjitha ndeshjet me një përkushtim të madh dhe me motiv për t’i fituar’, ak thënë ish-lojtari i Romës.