17 shtator 2008

Ranieri thërret 22-lojtarë për ndeshjen kundër Zenitit

Claudio Ranieri i ka caktuar 22-lojtarët të cilët do t’i ketë në dispozicion në ndeshjen e mbrëmjes kundër Zenit St Petersburg në Torino. Bianconerët sonte kthehen në arenat e elitës së futbolli evropian. Pasi kanë eliminuar Artmedian, juventinët gjenden në një grup të vështirë, Grupin H, me nëntë herë fituesin e kësaj gare, Real Madrid, dhe me skuadrën në formë, Zenit St Petersburg, e cila është kampione aktuale e Kupës UEFA, ndërsa në ndeshjen për Super Kupën e Evropës, rusët e mposhtën Manchesterin e madh. Veç tyre në grup është edhe skuadra e cila nuk ka asnjë mundësi kualifikimi, pos nëse ndodh ndonjë mrekulli, BATE Borisov. Zonja e Vjetër e fillon sonte fazën e grupeve me ndeshjen kundër Zenitit në Stadio Olimpico të Torinos, ndërsa trajneri bardhezi ka thirrur 22 lojtarë për këtë ndeshje. Mungojnë të lënduarit, Cristiano Zanetti dhe Jonathan Zebina, ndërsa Alessandro Del Piero pritet të fillojë nga minuta e parë, pasi u inkuadrua vetëm në fund të ndeshjes kundër Udineses. Skuadra e plotë e Juventusit 1 Buffon, 3 Chiellini, 4 Mellberg, 7 Salihamidzic, 8 Amauri, 9 Iaquinta, 10 Del Piero, 11 Nedved, 13 Manninger, 15 Knezevic, 16 Camoranesi, 17 Trezeguet, 18 Poulsen, 19 Marchisio, 20 Giovinco, 21 Grygera, 22 Sissoko, 28 Molinaro, 29 De Ceglie, 30 Tiago, 32 Marchionni, 33 Legrottaglie.