20 shtator 2008

Trezege, dy muaj larg fushave

-Pas gëzimit të madh për fitoren në Ligën e Kampioneve, një goditje e rëndë për Klaudio Ranierin ka ardhur nga sulmuesi francez, David Trezege. Bomberi transalpin nuk mund t’i shpëtojë operacionit, për të mbyllur përfundimisht problemet që lidhen me dëmtimin e tij. Një gjë e tillë është saktësuar pasditen e djeshme nga stafi mjekësor i “Zonjës së Vjetër”. Si rrjedhojë e kësaj ndërhyrjeje, David Trezege duhet të qëndrojë për të paktën dy muaj larg fushave të lojës, për t’u rikthyer në dispozicion të skuadrës në pjesën e fundit të këtij viti. Faktet e fundit favorizojnë shumë brazilianin Amauri për të debutuar bindshëm në Ligën e Kampioneve, por edhe të impenjohet me kohë të plotë në Serinë A.