Villarreal do të fillojë kampanjën e dytë të klubit në Ligën e Kampionëve gjatë të mërkurës, kur do të takohet me kampionin evropian, Manchester United, të cilën ndeshje Robert Pires e sheh si një sfidë mjaft të vështirë.Francezi është ndër të paktët lojtarë që e njeh lojën e Djajve të Kuq, falë gjashtë viteve të kaluara në Premierligë, tek Arsenali, para se t’i bashkohet ekipit spanjoll.“Ndeshja e të mërkurës kundër United është një tregim ndryshe. Ne do të përballemi me njërën prej ekipeve më të fuqishme në Evropë dhe do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë”, ka thënë Pires.“Mund të jetë e vështirë të ruajmë një nivel koncentrimi aq të lartë dhe do të duhet të tregojmë lojën tonë më të mirë”, ka shtuar ai.Pires së fundi është rikthyer nga lëndimi muskulor dhe luajti 23 minuta në ndeshjen e fundit, të cilën Villarreal e fitoi ndaj Deportivos me rezultat minimal, 1-0.
15 shtator 2008
Pires i gatshëm për United