23 shtator 2008

LAJME SHKURT


Shefild United fiton betejën me West Hamin
Mediat angleze kanё përcjellё lajmin se ekipi i West Hamit do tё duhet t’i paguajё dёmshpёrblim ekipit Shefild Unietd, pasi qё gjykata e pavarur ka marrë vendim nё favor tё Shefild pёr aferёn me Carlos Tevez.Ekipi i Shefild ka ngritur padi kundër West Hamit, pasi qё ra nga Premierliga ndërsa londinezёt mbetёn nё elitën e futbollit anglez, gjatё sezonit 2006-2007.Shefild ёshtё ankuar se Teves, transferimi i tё cilit nё West Ham ka qenё jo legal, ka ndikuar nё sigurimin e sё paku tri pikёve nga ish-klubi i tij, me tё cilёn çekanёt mbetёn nё Premierligё, ndërsa Shefild ra nga kjo ligё.Sipas Daily Mail, thuhet se West Ham do tё duhet t’i paguajё njё dёmshpёrblim prej 30 milionё funtesh klubit Shefild United.
***************************************

Reggina shpreson tё dalё krenare nga pёrballja me Milanin
Presidenti i Regginёs, Lillo Foti, dëshiron qё ekipi i tij tё mbetet krenar duke arritur rezultat pozitiv ndaj Milanit, kur dy ekipet do tё ndeshen gjatё tё mёrkurёs.“Ne shkuam nё Romё me pritje mё tё mёdha, pas paraqitjes tё mirё kundër Torinos dhe njё rezultati tё mirё nё Kupёn e Italisё kundër Cagliarit. Ishim tё hutuar nga mesazhet e jashtme tё cilat arrinin pёr ekipin e Romёs qё ishte nё vështirёsi, qё megjithatë u dëshmuan tё jenё gabim”, ka thёnё Foti.“Roli jonё ёshtё gjithmonë ai i njё ekipi qё tregon dhe lufton me njё shpirt tё sakrificës. Tash do tё duhet tё përballemi me Milanin qё ka dëshmuar tё gjitha kualitetet. Reggina duhet ta ruajё krenarinё e vet, duke shpresuar pёr njё buzёqeshje tё këndshme”, ka shtuar presidenti i kubit.
*****************************************

Wenger: Nuk mund ta kuptoj blerjen e Cityt
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se nuk mund tё gjejё njё përgjigje tё arsyeshme pёr blerjen multi-milionёshe tё Cityt nga ana e arabёve.“Nuk e di se pse kёta njerëz janë kёtu. Nuk mё duket se ata kanё ardhur pёr para. Nёse nuk kanё ardhur pёr para, a kanё ardhur pёr shkak tё dashurisё ndaj klubit? Por nuk jam i bindur se kёta njerëz janë përkrahës tё Cityt nga vitet e reja”, ka thёnё Wenger.“Tash nё rend vjen pyetja: Pse e bёjnё ata kёtё? Pse e blenë klubin? Nuk mund tё gjej njё përgjigje. Nёse kjo ёshtё vetëm lojё pёr ta, punёt bёhet shumё mё tё rrezikshme. Mund tё keni 20 miliarderё nё Premierligё, por sёrish njё do tё jetё i pari dhe njё do tё jetё i fundit”, ka shtuar francezi.“Problemi ёshtё mjaft i madh kur kёta njerëz qё e kanё blerё klubin, do tё lodhen nga ai dhe do tё përpiqet tё lirohen. Çfarё do tё lёnё pas tyre? Kjo ёshtё pyetja e vërtet tё cilёn duhet ta bёni”, përfundon Wenger.
**********************************************

Ferguson: Tash do ta shihni Manchesterin e vërtetё
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, nuk ёshtё i shqetësuar nga fillimi jo i mirё i sezonit dhe thotë se Manchesteri i vërtetё ёshtё “te qoshja”.Djajtё e kuq kanё vetëm pesё pikё nga katёr ndeshje dhe mbeten shtatё pikё prapa liderit, por kanё njё ndeshje mё pak.“Kishim njё fillim tё vështirё. Luajtёm nё Anfield, dhe kёtё ndeshje ia falёm kundërshtarit duke marrë parasysh mёnyrёn se si i pranuam golat. Tash luajtëm nё Stamford Bridge dhe po ashtu mё herët kishim njё lojё tё vështirё jashtë, tek Portsmouth”, ka thёnё Fergie.“Nuk mund tё them se rezultati 1-1 mё ka bёrё tё ndahem i kënaqur, por e di se tash vjen tetori dhe gjithçka do tё jetё nё rregull. Lojtarёt kanё numër tё madh minutash nё kёmbёt e tyre, loja e tyre do tё ngritet, Ronaldo dhe Berbatov do tё kenё zhvilluar disa ndeshje, dhe atёherё do ta shihni mё tё mirёn nga ne”, ka përfunduar skocezi.
**************************************

Lëndimi i Gutit përkeqëson mesfushën e Madridit
Mesfushori i Real Madridit, Guti, është lojtari i fundit i cili do të shtrihet në spital, pasi që ka pësuar lëndim në ndeshjen e të dielës kundër Racing Santander.Veterani spanjoll u lëndua në pjesën e parë të ndeshjes së mbrëmshme, me ç’rast u zëvendësua nga Rafael van der Vaart. Ekipi mjekësor i madrilenëve ka vlerësuar se Guti e ka lënduar nervin në këmbën e djathtë, mirëpo nevojiten ekzaminime shtesë për ta vërtetuar këtë dhe për ta caktuar kohën e mungesës së tij. Los Blancos do të jenë një muaj pa Fernando Gagon, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes kundër BATEs në Ligën e Kampionëve, derisa duhet të pritet edhe dy javë për rikthimin e holandezit, Wesley Sneijder.
***************************************