16 shtator 2008

LAJMET SHKURT


Adriano në njëmbëdhjetëshen startuese në Athinë

Sulmuesi brazilian Adriano, do të jetë në formacionin fillestar gjatë ndeshjes që Interi do ta zhvillojë në fushë të Panathinaikosit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.Ky është vendimi i fundit i trajnerit Jose Mourinho, i cili vendosi që në vend Ricardo Quaresmas në Athinë, ta nxjerrë në fushë Adrianon. Gjatë ndeshjes përballë Catanias, sulmuesi brazilian qëndroi në stol.Mbrojtjen e Interit kundër ekipit grek, do ta përbëjnë Maicon, Cordoba, Materazzi dhe Maxwell, derisa pritet që edhe kapiteni Zanetti të ketë funksione tërësisht defansive.“Në fazën e grupeve mund të gabosh, por gjatë eliminimeve është një rast tjetër”, ka thënë Mourinho.
***********************************

Drogba: Humbja në Ligën e Kampionëve më bëri të qëndroj

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka deklaruar se nuk kishte menduar ta lëshojë klubin anglez pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve nga Manchester United.“Vërtet e kisha shumë më të vështirë, pasi që e di se e kisha sezonin më të mirë në Ligën e Kampionëve. Chelsea, në përgjithësi kishte një sezon të shkëlqyeshëm, por gjithë çfarë mbaj mend është se ishim shumë afër trofeut, por nuk e ngritëm”, ka thënë Drogba.“Gjithë kjo ndikoi në mua këtë verë. Gjithmonë kam thënë se Serie A më intereson më shumë, edhe pse kam marrëveshje me Chelsean deri në vitin 2010. Megjithatë, faktori më i rëndësishëm që më bëri të qëndroj, ishte humbja në Ligën e Kampionëve”, ka thënë sulmuesi i Bregut të Fildishtë.
*************************************

Schuester: Robinho ka bërë një hap prapa

Menaxheri i Real Madridit, gjermani Bernd Schuster, e ka përshkruar rastin e Robinhos, si një peshk i madh në një pellg të vogël.Schuster dëshironte ta mbajë brazilianin, por thotë se sulmuesi bëri një hap prapa në karrierën e tij. Robinho, 24-vjeçar, iu bashkua revolucionit të Manchester Cityt, për një shumë rekorde prej mbi 40 milionë euro. “Dëshiroja ta mbaj atë, por nuk mund ta mbash dikë që nuk dëshiron të qëndrojë. Nëse ai dëshiron të jetë një lojtar kyç në klub, atëherë ne e respektojmë atë. Por, ai do ta bëjë atë vetëm në një klub të vogël”, ka thënë Schuster.
*************************************

Benitez: Fitorja ndaj United shtytje për Ligën e Kampionëve

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka thënë para ndeshjes së sotme të Ligës së Kampionëve përballë Marseille, se ekipi i tij ka marrë një shtytje për ndeshjet e radhës pas fitores 2-1 ndaj Manchester United.“Ndeshja e të shtunës ishte paraqitja jonë më e mirë e sezonit dhe tash mund të nisim garën për Ligën e Kampionëve me një disponim të mirë. Nuk mund të kishim kërkuar një shtytje më të mirë se sa fitorja ndaj ekipit më të mirë në Angli dhe kampionit të Evropës”, ka thënë Benitez.Liverpooli sonte ndeshet me ekipin e Lorik Canës, Olimpique Marseille, duke ditur se ka përballë një kundërshtarë të papërshtatshëm, nga i cili vitin e kaluar pësoi në Anfield.Kapiteni Steven Gerrard pritet të paraqitet që nga fillimi i ndeshjes, derisa Fernando Torres, ndoshta do të duhet të qëndrojë në stol.
*****************************************

Ronaldo në janar tek Manchester City

Ish-lojtari më i mirë në botë, sulmuesi brazilian Ronaldo, ka deklaruar mbrëmë se ai është afër transferimit tek klubi i Premierligës, Manchester City.Megjithëse në moshën 31-vjeçare, braziliani thotë se është i gatshëm të krijojë një partneritet të fuqishëm sulmi me bashkëkombësin e tij, Robinhon, dhe të arrijnë tek shifra e 50 golave në sezon.Megjithëse zërat për kalimin e tij në City u shuan së fundi, pas ardhjes së pronarëve të rinj dhe pas blerjes së Robinhos, Ronaldo, i cili është duke u stërvitur me Flamengon, thotë se ka pranuar një ofertë nga Mark Hughes dhe do t’i bashkohet klubit anglez në janar.“Është oferta më e mirë të cilën e kam pranuar dhe do të jetë shumë interesante për mua të luaj me Robinhon. Unë dhe ai së bashku, ne mund të shënojmë 50 gola dhe më pëlqen projekti të cilin City ma ka prezantuar”, ka thënë superylli brazilian.“Ata duan ta bëjnë klubin një prej më të mirëve në botë, dhe vërtet ndjej se mund të ndihmoj në këtë”, ka shtuar Ronaldo.
**************************************

Henry do të luajë kundër Sporting Clube

Trajneri i Barcelonës ka emëruar skuadrën prej 18 lojtarësh të cilët do të ndeshen me skuadrën Sporting Clube de Portugal në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërkohe që ka bërë disa ndryshime.Barca e ka mundësinë e fundit për të shënuar fitore, pas dy ndeshjeve zhgënjyese të sezonit të ri me ç’rast ka humbur nga Numancia dhe ka barazuar në Camp Nou me Racing Santander. Mbrojtësi francez, Eric Abidal, nuk është përfshirë në listën përfundimtare të trajnerit, Guardiola. Po ashtu janë lënë jashtë të rinjtë Sergio Busquets dhe Victor Sanchez, së bashku me të lënduarin, Alexander Hleb. Në vend të tyre Guardiola i ka thirrur Sylvinhon, Thierry Henryn, Rafa Marquezin dhe Martin Caceres.
*****************************************

Totti: Nuk di çka po ndodh, por do të bëhet më mirë

Kapiteni i Giallorossëve, Francesco Totti, thotë se ai nuk mund t’i shpjegojë vështirësitë me të cilat përballet aktualisht skuadra e tij, mirëpo është i bindur se romakët do t’i tejkalojnë ato. Roma e ka nisur mbrapshtë këtë sezon duke humbur Superkupën dhe duke grumbulluar vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para në Serie A. “Çfarë po ndodh? Është vështirë të shpjegohet. Kemi bërë paraqitje të mira për tre vite radhazi dhe jam i bindur se do ta bëjmë të njëjtën gjë edhe këtë sezon, mendoj se do të kemi një performancë të mirë në Kampionat dhe në Ligën e Kampionëve”, ka thënë simboli romak.
***************************************

Tottenham dёshton edhe ndaj Aston Villas

Starti i dobët i Tottenhamit nё Premierligё vazhdoi edhe nё ndeshjen e sotme, pas humbjes sё pёsuar nga Aston Villa, ndeshje e luajtur nё White Hart Lane, e cila përfundoi me rezultat 2-1.Mysafirёt shënuan nga njё gol nё secilёn pjesё. Goli i parё erdhi pas mё pak se 5 minutash lojё, me anё tё Reo-Cocker, ndërsa rezultatin e dyfishoi Ashley Young, nё minutën e 54-tё tё ndeshjes.E gjithё çfarë arritën djelmoshat e trajnerit Juande Ramos, ishte ngushtimi i rezultatit nё 2-1, gol tё cilin e shёnoi Daren Bent pas njё devijimi tё goditjes sё Jermaine Jenas, tre minuta para fundit tё ndeshjes (87’). Me kёtё fitore Villa ngritet nё vendin e katërt me 7 pikё nga katёr ndeshje, derisa Tottenham vazhdon tё jetё i fundosur me vetëm njё pikё tё mbledhur.
****************************************

Klark kalon nё West Ham

Ekipi ku aktivizohet Valon Behrami, West Ham, përfundimisht ka siguruar shërbimet e Steve Clarke, i cili largohet nga Chelsea, pёr klubin tjetër londinez.Me kёtё hap, Clarke, i ka dhenё fund qëndrimit tё tij 21-vjeçar nё Stamford Bridge, duke pranuar ofertёn e West Hamit, pёr tё qenё ndihmës i trajnerit tё ri, Gianfranco Zola.Clarke javën e kaluar dha dorëheqje, tё cilёn e refuzoi klubi i Chelseat, por West Hami sot arriti marrëveshje me blutë, pёr vlerën e dёmshpёrblimit.Ish futbollisti i kombёtares skoceze ka nёnshkruar marrёveshje trevjeçare me klubin e West Hamit.
****************************************

Ancelotti: Gjetëm zgjidhje

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se takimi me udhëheqësit e klubit, që u zhvillua sot pas krizës së klubit, veçanërisht pas humbjes nga Genoa, ka kaluar mirë.Adriano Galliani, sot ka ftuar trajnerin dhe përgjegjësin për përgatitjet fizike, Daniele Toniacini, që të kuptojë se kur ekipi do të luajë mirë dhe kur do të fillojë të fitojë, pas dy humbjeve në Serie A. “Gjithçka është në rregull. U takuam me drejtuesit që të gjejmë zgjidhjen më të mirë për dalje nga kriza. Gjetëm zgjidhje”, ka thënë Ancelotti, duke refuzuar të komentojë më shumë.
*******************************************

Milani, vjen për miqësore në Tiranë më datë 14 tetor

Skuadra e Milanit do të mbërrijë në Shqipëri më 14 tetor dhe do të luajë një ndeshje miqësore kundër Tiranës. Lajmin e kanë konfirmuar burime pranë zyrës për shtyp të Milanit dhe gjithashtu burime pranë kompanisë së karburanteve “Taçi Oil”. Drejtuesit e kësaj të fundit janë organizatorët e kësaj ndeshjeje dhe pas bisedimesh të gjata me krerët e klubit italian, kanë arritur një marrëveshje për të sjellë skuadrën kuqezi në Shqipëri. Skuadra e Milanit ka shumë fansa në Shqipëri dhe është folur prej kohësh se klubi me më shumë tituj në Botë mund të zbarkonte një ditë në Tiranë, por kjo nuk kishte ndodhur tani. Yjet - Është e sigurt se në Tiranë do të vijë skuadra e parë e Milanit dhe të pranishëm do të jenë shumë nga yjet e kësaj skuadre. Mund të mungojnë disa nga lojtarët që aktivizohen me Kombëtaret e tyre, por gjithsesi do të ketë shumë futbollistë të njohur dhe një ndër ta pritet të jetë kapiteni legjendar i kuqezinjve, Paolo Maldini, i cili nuk luan më me përfaqësuesen italiane. Nuk përjashtohet gjithashtu mundësia që të jenë të pranishëm edhe yjet brazilianë si Kaka e Ronaldinjo, por prezenca e tyre ende nuk konfirmohet për shkak se përfaqësuesja e ‘seleçaos’ do të jetë e impenjuar në ndeshje eliminatore të Botërorit 2010 nga data 11 deri në 15 tetor. Megjithatë burime pranë kompanisë “Taçi Oil” që po merret me organizimin e kësaj ndeshjeje, bënë të ditur për “Panorama” se tashmë është nënshkruar një kontratë me klubin e Milanit dhe është 100 për qind e sigurt se ndeshja do të luhet më 14 tetor në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Burime pranë kompanisë “Taçi Oil” bënë të ditur se me shumë mundësi skuadra shqiptare që do të luajë kundër Milanit do të jetë Tirana, por kjo do të vendoset përfundimisht sot. Parimisht është arritur një akord me drejtuesit e bardhebluve, por sot pritet që të zyrtarizohet akordi mes tyre. Galiani I pranishëm në stadium ditën e ndeshjes që do të luhet në Tiranë do të jetë edhe zv/presidenti i Milanit, Adriano Galiani. Burime pranë “Taçi Oil” bënë të ditur se ka qenë vetë drejtuesi i lartë i klubit kuqezi, ai që ka kërkuar të ndjekë skuadrën në Shqipëri. Mësohet gjithashtu se përgatitjet për këtë ndeshje nga organizatorët e “Taçi Oil” do të fillojnë që sot. Ka qenë presidenti i kësaj kompanie, Rezart Taçi, ai që ka bindur presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni që të mund të lejojë ekipin e tij të zhvillojë një ndeshje miqësore në Tiranë.
***********************************

Rishfaqet Myrtaj, gol Peruxhias

Florian Myrtaj, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare që aktivizohet te skuadra e Sorrentos në Serinë C1 B, ka shënuar të dielën kundër Peruxhias, duke ndëshkuar kështu ish-skuadrën e tij. Vlonjati ka shënuar golin e dytë në minutën e 31-të, duke vulosur fitoren 2-0 të Sorrentos. Sulmuesi vlonjat, Myrtaj, i cili është aktivizuar edhe me skuadra të njohura në Serinë B, është cilësuar si një nga më të mirët e ndeshjes.
*******************************

Shulku mbron Pezën: Gjykoi mirë

Evis Peza është ndoshta emri më i urryer për të gjithë tifozët dhe drejtuesit e Partizanit, për shkak se gjykimi që ai bëri në derbin kundër Tiranës (2-1). Mirëpo, shefi i sektorit të garave në FSHF, Ilir Shulku, është kundër këtij vlerësimi. “Unë e kam parë ndeshjen dhe pa dashur t’i dal në mbrojtje gjyqtarit, them se ai bëri një gjykim të mirë dhe nuk mendoj se u tregua i njëanshëm. Kjo puna e gjyqtarëve është bërë e modës tashmë dhe, me apo pa të drejtë, të gjithë iu vërsulen atyre”.
********************************

Çudia, klubet pa rregullore

Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ua ka dhënë klubeve rregulloren e re të sezonit 2008-2009. Zyrtarë të këtij institucioni kanë pohuar vazhdimisht se brenda pak ditësh do t’u dorëzohet klubeve rregullorja e aktivitetit, e cila për hir të së vërtetës ka pësuar disa ndryshime të rëndësishme, por deri tani akoma nuk ka ndodhur kjo gjë. Vetë drejtuesit e klubeve pohojnë se mosshpërndarja e rregullores së aktivitetit futbollistik është një fakt i paprecedent, sepse tashmë janë luajtur tri javë të kampionatit.
**********************************

U-17/ Shorti kuqezi i Euro 2009

Është hedhur dje shorti për eliminatoret e kampionatit Evropian për Kombëtaret U-17. Shqipëria ndodhet në grupin 10 bashkë me Finlandën, Bjellorusinë dhe Maqedoninë. Turi i parë eliminator do të luhet në Portugali gjatë datave 23 dhe 28 shtator. Janë gjithsej 52 skuadra që do të luftojnë për të shkuar në finalet e këtij evropiani që do të zhvillohen në Gjermani nga 16 deri më 18 maj. Ndërkohë dje FSHF ka komunikuar se trajneri i përfaqësueses U-17, Shpëtim Duro, është pezulluar nga detyra me një vendim të drejtuesve të federatës.
***********************************

Tre shqiptarë në Champions

Tre janë futbollistët shqiptarë që do të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve këtë sezon me klubet e tyre. Ata janë Lorik Cana (Marsejë), Arjan Beqaj (Anorthosis) dhe Jurgen Gjasula (Bazel). Ata pritet të zbresin që të tre sot në fushë. Skuadra e Canës do të luajë kundër Liverpulit, Anorthosisi i Beqajt kundër Verder Bremenit, ndërsa Bazeli i Gjasulës do të luajë me Shahtjor Donjeckun.
**************************************

Cana sfidon Torresin: Luajmë për të fituar

Kapiteni i Marsejës, shqiptari Lorik Cana, ka paralajmëruar kundërshtarët e Liverpulit dhe ka motivuar shokët e tij para përballjes me skuadrën angleze. Në një intervistë për mediat franceze, asi ka thënë se Marseja mund të fitojë sot kundër skuadrës së Benitezit. Do të përballeni sërish me Liverpulin. Do luani për të marrë hak për atë humbje 4-0?Jo, aspak. Ne do të zbresim në fushë për të fituar dhe mund t’ia dalim mbanë. Do kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, por do të jemi kompaktë në lojën tonë dhe do të marrim një rezultat pozitiv.Pse e keni këtë bindje? Çfarë ndryshimi ka ekipi me vitin e kaluar?Jemi më të fortë. Kanë ardhur futbollistë mjaft cilësorë dhe tashmë ka dy lojtarë për çdo pozicion. Kjo na jep shansin për të pasur mundësinë e zgjedhjes së taktikave që do përdorim.Liverpuli ka emra të mëdhenj të futbollit. Mendoni se do arrini t’i ndalni?Është e vërtetë që ka futbollistë shumë të mirë dhe këtu mjafton të përmendësh Torres apo Xherrard, por e thashë dhe më parë që ne do luajmë kompakt. Jo vetëm ata, por edhe ne kemi futbollistë mjaft cilësorë dhe nëse luajmë të bashkuar, atëherë mund t’i bëjmë ballë çdo kundërshtari.
********************************************