
Trajneri i Villarealit, Manuel Pellegrini, ka shprehur respektin tij për trajnerin e Manchester United, Sir Alex Ferguson, para takimit të së martës, mirëpo ka shtuar se skuadra e tij nuk ua ka frikën kampionëve.“Unë jam një admirues i madh i punës së Ferguson. Kam pasur mundësinë ta takoj në një ndeshje tjetër të Ligës së Kampionëve dhe ai është një person i shkëlqyer”. “Jemi në një grup të vështirë, mirëpo mbaj mend herën tjetër kur ishim në një grup (në vitin 2005), të gjithë thoshin: ‘Kush do të kualifikohet pas United?’, ndërsa ata përfunduan të fundit në grup duke mos siguruar as një vend në Kupën UEFA”, ka thënë trajneri i Nëndetëses së Verdhë.