16 shtator 2008

Senna: Kam qenё shumё afёr Manchester United

Pak para ndeshjes sё Ligёs sё Kampionёve përballё Manchester United, mesfushori i Villarrealit, Marcos Senna, ka zbuluar se ai ka qenё shumё afёr t’i bashkohet kampionit tё Evropёs nё vitin 2006.Spanjolli i natyralizuar, ka deklaruar se ai ishte përgatitur ta lëshojё Villarrealin pёr Manchesterin gjatё verёs sё vitit 2006, por klubet nuk mundёn tё arrijnë marrëveshje pёr shumёn e transferimit.“Kam qenё shumё, shumё afёr tё nënshkruaj pёr Manchester United. Sir Alex Ferguson pati biseduar me agjentin tim dhe gjithçka ishte caktuar, por ata papritmas nënshkruan me Carrick”, ka thёnё Senna pёr The Sun.Manchesteri kishte ofruar vetëm 3 milionё euro pёr spanjollin, i cili shkëlqeu gjatё kampionatit evropian tё kësaj vere, Euro 2008, ndërsa mё pastaj e kishte lёnё nё harresё duke nënshkruar me Michael Carrick nga Tottenham Hotpur.