
Separi Ju kerkoj Falje qe nuk kena postuar Lajmet me heret por edhe ne kemi disa obligime tjera per ti kryeri, i them TRIMIT qe eshte shume veshtire dikush te arrije ate qe ekam arritur une deri me tani se shume po i bene disa kritika pa vlere, me vjen keq qe po ja fut vetem kot.
Ancelotti lë jashtë Ronaldinhon
Traneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka probleme të shumta me mos përshtatjen e lojtarëve gjë që ka rezultuar me rezultate negative në këtë fillim sezoni. Së fundmi ai ka preferuar ta lë Ronaldinhon jashtë ndeshjes për Kupën UEFA të cilën Rossonerët e luajnë të enjten kundër FC Zurich.Lëndimi Andrea Pirlos është veçse një tjetër lajm i keq për kuqezinjtë të cilët duhet da ndërrojnë ritmin e lojës për t’ia plotësuar vendin fantazisë së mesfushës. Ndërkohë, Ancelotti ka vendosur që në vend të Pirlos ta vendosë Clarence Seedorfin, ndërsa Kaka do të qëndrojë prapa dy sulmuesve, Pato dhe Borriello. Andriy Shevchenko nuk ka shfaqur lojë mbresëlënëse në dy ndeshjet e para dhe pret që të startojë nga stoli, ngjashëm pritet të ndodhë edhe me Ronaldinhon. Befasia tjetër është rikthimi i portierit Nelson Dida, i cili mund të fillojë nga minuta e parë në portën e Milanit. Katërshen mbrojtëse pritet ta bëjnë Bonera, Kaladze, Jankulovski dhe Antonini, ndërsa mesfushën defanzive do ta plotësojnë Ambrosini dhe Flamini, duke bërë që formacioni i Ancelottit të jetë 4-3-1-2.
*****************************************
Wenger: Nuk ia kemi frikën askujt
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur para ndeshje së vështirë në Ligën e Kampionëve, të cilën topçinjtë do ta zhvillojnë kundër Dynamo Kyivit, në Kiev. Wenger ka thënë se nuk ka skuadër në botë të cilës djemtë e tij ia kanë frikën.“Kemi dëshirë të luajmë futboll dhe nuk ia kemi frikën askujt në botë. Megjithatë, ne e respektojmë Dynamo Kyivin, pasi që është një skuadër shumë efektive dhe kompakte”. “Ekzistojnë shumë skuadra punëtore me disiplinë të mirë, dhe ata mund të të ndëshkojnë. Në kësi lloj ndeshjesh, duhet edhe të mbrohesh edhe të sulmosh. Prandaj ne jemi të lumtur vetëm kur shënojmë gola”. “Besoj se kemi mësuar se çdo skuadër është e vështirë për t’u mposhtur, dhe mendoj se mendërisht mund të përballemi më lehtë me këtë gjë”, ka përfunduar Wenger.
*********************************************
Tevez: Ronaldo është sa dy lojtarë
Sulmues i Manchester Unitedit, Carlos Tevez, thotë se rikthimi i Ronaldos do të ketë efekt shumë të madh te Djajtë e Kuq, pasi që portugezi bën që skuadra të duket sikurse ka 12 lojtarë në fushë.Ronaldo nuk ka luajtur për Manchesterin që nga finalja e Ligës së Kampionëve, për shkak të një dëmtimi që pësoi gjatë Euro 2008, me ç’rast është dashur t’i nënshtrohej operacionit dhe të pushonte së paku deri në tetor. Mirëpo, Ronaldo është rikuperuar më shpejtë dhe pritet që sonte të jetë në bankën rezervë në ndeshjen kundër Villarealit në Old Trafford. “Cristiano është një lojtar i madh dhe shumë i rëndësishëm për ne. Rikthimi i tij është një gjë e madhe. Kur ai luan duket sikurse kemi një lojtar më shumë në fushe, sepse ai është rrezik shtesë për kundërshtarët tanë. Rikthimi i tij do të jetë një shtytje madhe për skuadrën”, ka thënë Tevez.
******************************************
Eto: Jam si në ditët më të mira të miat
Samuel Eto’o, i cili ishte në listën e golashënuesve në ndeshjen e mbrëmshme të cilën Barcelona e fitoi në Camp Nou përballë Sportingut të Lisbonës, ka thënë se ndjehet i freskët si në ditët më të mira të karrierës së tij.“Fizikisht ndjehem si kur isha 18-vjeçar, dhe kur luaja në Mallorca. Ndjehem në mënyrë perfekte, mund të hyj në duele pa asnjë frikë, pa presion, mushkëritë e mia më thonë se mund të jap më shumë dhe përpiqem të jap maksimumin”, ka thënë Eto’o.Camp Nou nuk ishte i mbushur në ndeshjen e mbrëmshme, dhe me tifozët të zhgënjyer nga dy paraqitjen e mëhershme të ekipit të tyre, stadiumi ishte pjesërisht i zbrazur.“Ata shumë shpejt do të kthehen. Ne do të vazhdojmë të përparojmë dhe do ta ndryshojmë atmosferën në klub”, ka premtuar sulmuesi kamerunas.
********************************************
Ferguson reagon për kartonin e Terryt
Sir Alex Ferguson, ka reaguar me nervozë ndaj vendimit të Federatës Angleze të Futbollit, për të hequr kartonin e kuq të dhënë për John Terryn gjatë ndeshjes ndaj Manchester Cityt.Gjatë të dielës do të luhet derbi i madh i Premierligës, kur Chelsea do të presë Manchester United në Stamford Bridge.“E kuptoj, Hackett (menaxher i bordit) i ka thënë Mark Halseyt (arbitrit), ta tërheqë kartonin e kuq. Ai duhej ta bënte këtë, andaj ky arbitër do të gjykojë ndeshjen e Ligës së Dytë vikendin e ardhshëm”, ka thënë Ferguson.“Nuk e kam të qartë se si ka mundur të ndodhë. Nëse bëhej fjalë për Manchester United, Hackett kurrë nuk do ta bënte këtë. Kjo do të thotë nëse arbitri bën gabim, kjo duhet të ndodhë vazhdimisht”, ka shtuar Ferguson.Edhe menaxheri i Chelseat, është shprehur i befasuar nga vendimi i FA, por ka thënë se ky ka qenë i drejtë. “Jam i befasuar, por jam i kënaqur. Kjo mund të ndodhë vetëm në Angli. FA ka kuptuar se arbitri nuk ishte i mirë”, ka thënë Scolari
**********************************************
Crouch: Kupa UEFA është si Liga e Kampionëve
Sulmuesi i Portsmouth, Peter Crouch, thotë se nuk është një hap prapa në karrierën e tij, edhe pse do të luajë në Kupën UEFA dhe jo në Ligën e Kampionëve.Sulmuesi anglez gjatë kësaj vere kaloi nga Liverpooli në Portsmouth për një shumë prej 9 milionë eurosh, dhe këtë sezon do të garojë në Kupën UEFA.“Unë kam luajtur në Ligën e Kampionëve, dhe për mua edhe Kupa UEFA është po ashtu një trofe i madh. Edhe për një klub si Portsmouth, vërtet është”, ka deklaruar Crouch për Daily Star.
*****************************************
Ibrahimovic: Koha për ta ndryshuar historinë
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, pas fitores prej 2-0 ndaj Panathinaikosit, ka thënë se nerazurët janë të gatshëm të hynë në histori, duke fituar Ligën e Kampionëve të këtij sezoni.“Është koha për ta ndryshuar historinë. Fitorja na solli tre pikë të rëndësishme”, ka thënë Ibrahimovic, duke treguar se Interi do të synojë finalen e garës më të madhe evropiane të futbollit.“Kjo është ndeshja e pestë e imja në 2-3 javë dhe është mjaft me rëndësi, gjuri im po përmirësohet dhe jam shumë i etur dhe dua të luaj të dielën. Nëse ndjehem si sot, do të luaj mirë. Gjëja më e rëndësishme sidoqoftë, është ta ruaj shëndetin”, ka shtuar suedezi. Gjatë vikendit, Interi do të luajë kundër Torinos në kuadër të javës së tretë në Serie A.
*****************************************
Scolari dhe Lampard të kënaqur me fitoren
Në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Stamford Bridge, Chelsea dominoi ndaj Bordeaux, duke e gjetur rrjetën katër herë.“Deshëm ta fillojmë mirë, dhe jo si në sezonin e kaluar kur vetë e komplikuam situatën. Në minutat e para të pjesës së dytë nuk u paraqitëm mirë, por sërish arritëm të përballemi me situatën. Luajtëm mirë, arritëm gola dhe më pëlqen kjo që bëri Chelsea sonte”, ka thënë Frank Lampard pas fitores ndaj ekipit francez.Luiz Felipe Scolari po ashtu ka përshëndetur fitoren ndaj Bordeaux, por ka shtuar se ekipi i tij nuk ka zhvilluar lojën më të mirë. “Kishim disa gabime në kontroll të topit dhe një sulm tepër të shpejtë, por rezultati ishte i shkëlqyeshëm për ne”, ka thënë Scolari.
******************************************
Gerrard: Reina ishte heroi i mbrëmjes
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka thënë se nuk ndjehet hero i ekipit, edhe pse shënoi të dyja golat e fitores së mbrëmshme ndaj Olimpique Marseille.“Nuk ndjehem si hero dhe nuk mendoj se goditja e parë ishte diçka fenomenale. Pjesën e parë luajtëm mirë dhe ishim ekipi më i mirë në fushë, por në pjesën e dytë harruam të luajmë dhe nuk e pasonim mirë topin”, ka thënë Gerrard.“Sipas meje, heroi i vërtetë i mbrëmjes ishte Pepe Reina. Ai i shpëtoi të gjitha goditjet në drejtim të golit në pjesën e dytë. Duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të sigurojmë pikë të cilët janë të rëndësishme pas çdo ndeshjeje”, ka shtuar Gerrard pas ndeshjes.
******************************************
Agüero: Kam qenë në disponim të mirë
Golashënuesi i dyfishtë i Atletico Madridit, çudibërësi argjentinas, Sergio Agüero, ka thënë se sonte ka qenë në disponim në mirë dhe i frymëzuar për të shënuar gola.“Sonte ndjehesha shumë mirë. Jemi shumë të lumtur me fitoren dhe kemi luajtur shumë mirë”. “Jemi të vendosur të vazhdojmë me këtë formë. Kemi pasur shumë besim te vetja gjatë kësaj ndeshje, ndërsa kjo na është shpaguar”, ka thënë argjentinasi. Ndeshjen tjetër Atletico do ta luajë në Madrid kundër skuadrës së Lorik Canës, Olimpique Marseille, e cila sonte humbi në shtëpi nga Liverpool me rezultat 2-1.
*******************************************
Mourinho i lumtur me fitoren
Jose Mourinho është ndarë i kënaqur sonte me fitoren e Interit kundër Panathinaikos duke e lavdëruar njeriun inspirues, Zlatan Ibrahimovic. “Sonte më pëlqeu rezultati, tre pikët dhe dëshira e klubit për të fituar”. “Të fitosh një ndeshje në Ligën e Kampionëve si mysafir është shumë vështirë, mirëpo ne e patëm guximin të vinim këtu dhe të fitonim. Kemi filluar mirë dhe qëllimi ynë është që t’i arrijmë 12 pikë në grup sa më shpejt që është e mundur”. “Ibrahimovic bëri një punë të jashtëzakonshme. Përkushtimi i tij është një shembull për të gjithë sportistët. Asistimi i dytë ishte i shkëlqyer, ndërsa Adriano u përshtat menjëherë me ndeshjen duke shënuar gol”, ka thënë trajneri zikaltër.
*******************************************
Spalletti: Kemi bërë shumë gabime
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka deklaruar se skuadra e tij ka bërë shumë gabime të cilat u kushtuan me humbje, në takimin në Olimpico kundër Cluj.“Bëmë disa gjëra të mira dhe disa gjëra të këqija”. “Nuk ishim të organizuar aspak, derisa kundërshtarët ishin të mirë dhe me fat. Problemi ishte që ne u bëmë anksiozë dhe kështu gjërat fillojnë të komplikohen”. “Disa lojtarë luajtën mirë, p.sh. Riise, ndërsa disa nuk luajtën, p.sh. Baptista. Sido që të jetë nuk ishte shumë keq”. “Jam i lumtur që lojtarët sonte e kanë kuptuar se ekziston një problem i cili duhet zgjidhur dhe duhet të jemi më agresivë në sulm. Jemi të shokuar mirëpo, do ta përmirësojmë këtë gabim”, ka thënë Spalletti.
*******************************************
Rezart Taçi: Ja si e solla Milanin në Shqipëri
***************************************************
Bindja e Rumeniges: Anglezet do të dominojnë në Champions
Presidenti i Bajernit vlerëson forcën e investitorëve të huaj në ishull Presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainc Rumenige, ka parashikuar se klubet angleze do të dominojnë edhe këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Bajerni kthehet në këtë kompeticion pas mungesës së vitit të kaluar, por Rumenige nuk është shprehur shumë optimist për shanset e skuadrës së tij, nëse ata do të përballen me një ekip nga Premiershipi. "Momentalisht skuadrat angleze janë një forcë dominuese në Evropë", tha ai. "Niveli i Bundesligës është shumë më poshtë në krahasim me klube si Mançester Junajted apo Çelsi (finalistet e sezonit të kaluar). Nëse shqyrtojmë shanset që ato kanë për të fituar, mendoj se do të ishte e pazakontë nëse skuadrat angleze nuk do të jenë protagoniste edhe në këtë edicion".Për Rumenigen, arsyeja e kësaj ngritjeje të ndjeshme të skuadrave angleze janë paratë. Në Angli, shumë prej klubeve kryesore janë në duart e investitorëve të huaj, të cilët shpenzojnë shifra mjaft të larta për futbollin. Ndërkohë që rregullat shumë strikte të Gjermanisë i ndalojnë të huajt të blejnë pjesën më të madhe të aksioneve në skuadrat e Bundesligës. Drejtuesi i lartë i Bajernit mendon se mënyra e vetme që klubet gjermane të bëhen sërish konkurrente të forta në kupat e Evropës është që të ndjekin shembullin e Premiershipit dhe t‘u hapin dyert investitorëve të huaj. "Në asnjë mënyrë nuk mund të kritikohen investitorë si Roman Abramoviç (pronari i Çelsit), apo kompania "Abu Dhabi", që së fundmi ka marrë drejtimin e Mançester Sitit, vazhdoi më tej Rumenige gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në Mynih. Do të më pëlqente që në Gjermani afrimi i investitorëve nga jashtë të shihej me më pak frikë dhe skepticizëm. Tashmë paratë janë deçizive në merkato dhe për transferimin e futbollistëve dhe merkato është deçizive me paraqitjen në fushë dhe rezultatet e arritura nga skuadra".Bajerni është klubi më i pasur në Gjermani dhe gjatë verës së kaluar shpenzoi afro 80 milionë euro në merkato, duke afruar shumë lojtarë të rinj, mes të cilëve spikasnin Luka Toni, Frenk Riberi dhe Miroslav Klose. Kjo bëri që bavarezët të "barazoheshin" me klubet që shpenzojnë më shumë në kontinent. Megjithatë, të ardhurat e skuadrës gjermane nga shitja e të drejtës televizive nuk janë as sa çereku i shumës që përfitojnë klube si Mançester Junajted, Reali i Madridit dhe Milani. Deri në momentin që kjo situatë nuk do të ndryshojë, Rumenige mendon se Bundesliga rrezikon që "të humbasë trenin". Ai shtoi më tej: "Nuk i shoh klubet më të mëdha në Gjermani si të afta që të luajnë rol protagonisti në elitën e Evropës. Për momentin, Bundesliga nuk ka asnjë shans ta bëjë këtë. Ndërkohë, nuk duhet të harrojmë se shifra të mëdha parash po investohen edhe në futbollin e Evropës Lindore. Një lojtar si Robinjo përfiton 6,5 milionë euro neto në vit. Rroga të tilla as që ekzistojnë në Bundesligë. Gjermania nuk i ka më mundësitë që të konkurrojë nga ana financiare". Aventura e Bajernit në edicionin 2008/09 të Ligës së Kampioneve starton sot në fushën e vështirë të Steauas së Bukureshtit.
************************************************
Ancelotti: Kupa UEFA eshte sekondare
Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka folur per situatën e vështire te Milanit dhe ka thene se Kupa UEFA eshte objektiv sekondar i klubit.Rosoneret kane pasur nje fillim katastrofal te sezonit, duke humbur te dyja ndeshjet e para te sezonit ne Serie A.“Sitata eshte shume delikave. Por, e shoh vendosmerine e secilit per te dale nga kjo periudhe”, ka thene trajneri i rosonereve.“Ndjejmë keqardhje qe nuk mund te luajmë ne Ligen e Kampioneve. Kupa UEFA nuk na jep te njëjtin motiv, por nese jemi ne gare edhe me tej deri ne mars, ndoshta mund te behet nje gare interesante”, ka shtuar Ancelotti.“Per momentin, kjo gare eshte objektiv sekondar, por ëndrra per te luajtur ne finalen e Kupes UEFA eshte nje motivim i rendesishem”, vazhdon italiani.Milani nesër do te ndeshet me kampionin e Zvicres, Zurichun, ne ndeshjen e pare te Kupes UEFA, derisa edhe gjate vikendit e pret nje sfide edhe me e vështire, ajo e Serie A përballe liderit aktual te tabelës, Lazios.
**************************************************