20 shtator 2008

Goli i Del Pieros më i bukur se i Gerrardit

Lexuesit e faqes më të lexuar të futbollit, "Goal", e kanë votuar golin e Alessandro Del Pieros si më të bukurin gjatë xhiros së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.Goli i Del Pieros kundër Zenitit ka qenë më i pëlqyeri duke kryesuar para golit të parë të kapitenit të Liverpoolit, Steven Gerrard, kundër Marseille. Goli i Djaloshit të Artë nga gjuajtja e lirë prej një distance afër 33 metra, ia siguroi fitoren Zonjës së Vjetër kundër rusëve të Zenitit, ndërsa simboli i Redsave, barazoi me një gol të bukur, pas avantazhit të cilin ia dha skuadrës vendase, kapiteni Lorik Cana. Dallimi në vota ishte shumë i vogël, mirëpo më shumë pëlqyes siguroi Del Piero.


video

video