Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i bindur se humbja prej 2-1 ndaj Liverpoolit gjatë vikendit, nuk do të shkaktojë krizë në moralin e ekipit.“Duhet ta kalojmë, kjo është emri i kësaj ndeshjeje. Tash vjen Liga e Kampionëve dhe mendoj se jemi në një grup të mirë dhe mendoj se kemi shanse të mira për t’u kualifikuar”, ka thënë Ferguson. “Mënyra se si unë e shoh Ligën e Kampionëve, është të arrijmë 10 pikë. Nëse e arrijmë këtë, e dimë se jemi kualifikuar dhe mund të shohim përpara drejt shkurtit, kur kjo garë vërtet fillon të bëhet interesante”, ka shtuar trajneri.Pas tre ndeshjesh në Premierligë, Manchester Untied mban vendin e 14-të me vetëm katër pikë, ndërsa ndeshjen e ardhshme Djajtë e Kuq do ta zhvillojnë kundër Villarrealit në Old Trafford.
15 shtator 2008
Fergie: Do të rikthehemi