18 shtator 2008

Duro sonte ndeshet me Robinhon

Mesfushori shqiptar Klodian Duro, do të luajë sot kundër yllit brazilian Robinho, pasi që ekipi ku aktivizohet lojtari i kombëtares do të jetë nikoqir i ekipit të Premierligës, Manchester Cityt, në kuadër të Kupës UEFA.Klubi qipriot Omonia Nikosia, nuk e konsideron veten aspak inferiore kundrejt Manchester Cityt, në takimin e sotëm, të Kupës UEFA. Omonia arriti të bëjë një kalim historik për në rundin e parë të kësaj gare evropiane, falë dy golave të Duros, në takimin përballë gjigantit grek AEK, që përfundoi 2-2.Duro është në formë të shkëlqyer fizike, por edhe një prodhues golash: katër në javët e fundit, tre me skuadrën e tij, Omonian, dhe një me Kombëtaren.“Do të japim gjithçka me pasionin dhe entuziazmin tonë. Kam gati planin dhe mendoj se do t’ia dalim. Gjithçka mund të ndodhë, shikoni se çfarë ndodhi me Greqinë në vitin 2004 dhe me Anorthosis këtë vit”, ka thënë trajneri i ekipit qipriot.