Andriy Shevchenko është caktuar të fillojë nga minuta e parë në ndeshjen e sotme kundër Genoas.Sulmuesi ukrainas ka qenë i shkëlqyer në kualifikimet për KB 2010 me Kombëtaren e tij, me ç’rast ka siguruar një vend edhe në skuadrën startuese të Carlo Ancelottit “Herën tjetër do të jetë ndryshe, topi do ta kalojë vijën e bardhë”, është cituar Sheva nga La Gazzetta dello Sport, pas humbjes nga Bologna. Trajneri kuqezi ka zgjedhur Shevchenkon para Marco Borriellos dhe Alexandre Patos të cilët do të qëndrojnë në stol.