14 shtator 2008

Madrid pranë golit të 5.000 në La Liga

Real Madridi është shumë afër për t’u bërë skuadra e parë e cila ka shënuar 5.000 gola në Primera Division, nëse Los Blancos shënojnë sonte në portën e Numancias.Goli i Ruud van Nistelrooyt në ndeshjen kundër Deportivos në Riazor, të cilën Reali e humbi me rezultat 2-1, ishte goli i 4.999 i Los Merengues. Ndërsa sonte holandezi i mbështetur nga Gonzalo Higuain dhe Arjen Robben do të jenë në fushë për të shënuar numrin e madh, 5.000.Mbretërit janë golashënuesit më të mirë historikë të La Ligas me 4.999 gola, në vend të dytë është Barcelona me 4.935 gola, ndërsa vendi i tretë i takon Athletic Bilbaos me 4.163 gola të shënuar. Cilido nga lojtarët që do të shënojë sonte, do të hyjë në historinë klubit dhe La Ligas si shënuesi i golit të 5.000 të skuadrës më të trofeshme në Spanjë.