15 shtator 2008

Barcelona mendon për Mancinin?

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se Barcelona mendon ta caktojë Roberto Mancinin në detyrën e trajnerit, nëse Guardiola nuk arrin ta tejkalojë krizën aktuale.Drejtuesit e klubit katalanas janë të zhgënjyer me fillimin e dobët të klubit në sezonin e ri, gjatë të cilit klubi ka grumbulluar vetëm një pikë (një barazim dhe një humbje).Sipas Sportmediaset, drejtuesit e Barçës nuk do ta tolerojnë shumë Josep Guardiolën, dhe nëse trajneri i ri nuk tregon rezultat mund ta përfundojë shumë herët qëndrimin e tij në stolin drejtues të Barcelonës.Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, mund të jetë njëri prej pasuesve të Guardiolas, shkruajnë mediat spanjolle. Mancini para disa ditësh deklaroi se nuk ka për qëllim të marrë ndonjë klub tash, pasi që ka filluar sezoni, por është vështirë e besueshme se ai do të kishte refuzuar ndonjë ofertë të Barcelonës.