14 shtator 2008

Arsenal do tё publikojё përfitime rekord

Mediat angleze kanё përcjellё lajmin se Arsenali nё raportin e vet financiar pёr vitin 2007/2008, do tё publikojё përfitime rekord.Sipas Times, numrat e raportit financiar tё Arsenalit janë tё shkëlqyeshme dhe e kanё vendosur klubin nё vendin e tretё tё listës sё klubeve mё tё pasura, menjёherё pas Real Madrid dhe Manchester United.Raporti vjetor i Arsenalit, duhet tё publikohet mё 26 shtator dhe nё tё do tё tregohen përfitime prej 225 milionё funtesh.Sezonin e kaluar topçinjtë publikuan tё hyra prej 200.8 milionё funtesh dhe ky numër i arritur nga shitja e biletave nё stadiumin e ri, Emirates, si dhe shumica e tё hyrave tjera nga tё drejtat televizive.Nё kёtё numër nuk do tё hyjnё aktivitetet nga ky afat transferues dhe fitimi ose humbja eventuale nga blerja apo shitja e lojtarёve. Megjithatё klubi ka detyrime prej 245 milionё funtash, dhe çdo vit paga e këtij borxhi i kushton rreth 24 milionё funta.