14 shtator 2008

Carrick mungon kundër Villareal

Mesfushori i Manchester United, Michael Carrick, do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Villarealit për shakat të lëndimit të cilin e pësoi kundër Liverpoolit.Përveç humbjes zhgënjyese në Anfield, Djajtë e Kuq, kanë pësuar një tjetër goditje me ç’rast është lënduar mesfushori i tyre, i cili do të mungojnë në ndeshjen shumë të rëndësishme në Champions. 26-vjeçari ka pësuar dëmtim të nyjës, mirëpo nuk pritet që ai të mbetet gjatë jashtë fushe, por është e sigurt mungesa e tij në takimin e parë në fazën e grupeve kundër nënkampionëve të Spanjës.