03 mars 2009

Zeniti bie dakort me Gallatasarajin për Meiran

Zeniti ka arritur një marrëveshje më Gallatasarajin e Stambollit për futbollistin Fernando Meira. Marrëveshja mes klubit rus dhe atij turk është publikuar nga agjencia ruse “Sovietski Sport”, duke konfirmuar zërat e dalë para disa ditësh rreth kalimit të lojtarit në Rusi. Sipa kësaj agjencie, rusët kanë ofruar 5 milion euro për të marrë shërbimet e futbollistit Meira. Njëkohësisht, ditën e sotme këtë marrëveshje e ka konfirmuar edhe agjencia “Itar-Tass, e cila publikon se mbetet per t’u marrë vetëm miratimi i futbollistit, i cili pritet të mos nxjerrë asnjë pengesë.