03 mars 2009

Murinjo: Nuk më pëlqen prostitucioni intelektual

Hoze Murinjo i rikthehet edhe një herë polemikave të pasndeshjes Inter-Roma. Portugezi këtë herë i drejtohet të gjithëve, duke hedhur akuza të rënda. “Prostitucioni intelektual nuk më pëlqen, -deklaron trajneri i Interit, Hoze Murinjo. Dy ditët e fundit nuk jemi duke folur për një Milan dhe një Romë që përfundojnë me numrin zero të titujve. Nuk po flasim për një Juventus që fiton shumë pikë me ndihmën e gjyqtarëve. Jemi duke folur për Balotelin dhe për një penallti që ishte. Ranieri ka provuar të më telefonojë. Dua të di se çfarë dëshiron?!”