24 mars 2009

Silvio Berluskoni mbush 23 vjet në krye të Milanit

Silvio Berluskoni mori në dorëzim çelësat e Milanit më 24 mars 1986. Në atë moment do të lindte një Milan i ri në historinë e futbollit italian dhe atij botëror, duke u bërë klubi më i madh i planetit.Në këto 23 vjet Milani ka arritur të fijë 7 kampionate italiane, 5 Liga Kampionesh, 2 Kupa Interkontinentale, 1 botëror klubesh, 5 Super Kupa Europe, 5 Super Kupa Italie, 1 Kupë Italie. Trofe që e ngjisin Milanin në krye të renditjes botërore për numrin e titujve ndërkombëtarë.