24 mars 2009

Ançeloti: Epoka ime tek Milani nuk ka mbaruar

Karlo Ançeloti shprehet i bindur se epoka e tij tek skuadra e Milanit nuk ka përfunduar ende. Në një intervistë për Corriere dello Sport, trajneri i milanezëve flet rreth skuadrës se tij për sezonin e ardhshëm. “Cikli im tek Milani nuk ka përfunduar ende, -deklaron Ançeloti për Corriere dello Sport. –Në ekip kemi një futbollist të fortë siç është Thiago Silva. Nëse do të largohet Shevçenko, në ekipin tonë do të afrohet një tjetër sulmues. Baloteli i Interit? Eshtë i jashtëzakonshëm, por Pato është më i mirë. Në Serinë A nuk mungojnë të rinjtë e talentuar, të tillë si Santon, Markisio dhe Xhovinko".