02 mars 2009
“Prioritet janë titulli e Champions-i”
Sër Aleks Ferguson e pohoi se prioriteti i tij në këtë sezon mbetet fitimi i Premier Ligës, ndërkohë që fitimi i “Carling Cup” cilësohet si sukses i madh prej tij. “Djemtë shkuan drejt penalltive shumë të bindur te suksesi, - tha Ferguson për ‘Sky Sports’. - Ben Foster bëri pritje fantastike dhe i dhuroi skuadrës këtë trofe. Mendoj se mund ta kishim mbyllur takimin pa kohën shtesë dhe të jem i sinqertë, për një moment mendova se Totenhemi e fitoi sfidën, kur pashë se 90 minutat përfunduan me porta të paprekura. Prandaj zgjodha të hedh në fushë lojtarë më të freskët, që t’i jepnim në tepër frymëmarrje lojës. Fatmirësisht, arritëm të tregoheshim të saktë nga pika e bardhë dhe fituam ‘Carling Cup’. Jam shumë i gëzuar për këtë, por dua të rikujtoj se prioriteti ynë mbeten Premier Liga dhe Liga e Kampioneve”, nënvizoi Ferguson.