24 mars 2009

Morati i del në mbrojtje

Presidenti i Interit ka mbrojtur fuqishëm trajnerin e tij: "Pavarësisht polemikave zbavitëse me Ançelotin, të tjerët po përgjigjen në mënyrë shumë serioze për një deklaratë, që në fakt ishte në mbrojtje të dinjitetit të trajnerëve. Tashmë është kthyer në modë që të tjerët të inatosen me Murinjon, por unë nuk dua t'i bëj qejfin asnjërit: Murinjo do të qëndrojë tek Interi. Pastaj, gjithmonë bisedohet me trajnerin lidhur me formacionin që do të zbresë në fushë. Megjithëse në
disa raste nuk më duket e përshtatshme, trajneri s'duhet ta humbasë besueshmërinë para skuadrës së tij".