24 mars 2009
Lotito: Prisni dënime befasuese
Ixhindosur në kulm. Humbja e disatë radhazi, që erdhi të shtunën në Katania ka ndryshuar humorin e presidentit të Lacios, Klaudio Lotito, i cili jep një paralajmërim të qartë për lojtarët: “Është koha që skuadra të ndryshojë sjellje dhe t’i japë diçka këtij klubi. Janë të gjithë përgjegjës, edhe ata që besojnë se janë kampionë të mëdhenj. Duke filluar që tani e deri në fund të kampionatit, duhet një tjetër impenjim, përndryshe do të marr masa të papritura dhe shumë të ashpra kundrejt të gjithëve. Dua që skuadra të luftojë me egërsinë e duhur. Kur luajmë ndaj skuadrave të vogla kemi një rënie përqendrimi, pasi ndoshta besojmë se mund të fitojmë thjesht duke hyrë në fushë. Tani janë të gjithë në Kombëtare, por kur të kthehen do ta marrin vesh mirë se kush është Lotito. Çdo herë kërkohet një justifikim, së pari trajneri, pastaj tifozët. Mjaft më, mua më interesojnë vetëm rezultatet”!