25 mars 2009
Edhe Toni kundër Amaurit
Pas mesfushorit të Milanit, Gatuzo, i cili disa javë më parë kishte deklaruar se nuk e shikonte me sy të mirë përfshirjen e Amaurit tek kombëtarja italiane edhe Luka Toni, ka dhënë mendimin e tij lidhur me këtë çështje. “Unë nuk do të isha dakord, - ka shpjeguar sulmuesi i përfaqësueses së kaltër që luan për Bajernin e Mynihut - në Itali kemi shumë lojtarë të shkëlqyer. E kam fjalën për Marko Di Vaion dhe Xhiampaolo Pacinin. Dy lojtarë që nuk kanë probleme me pashaportën ose me kombësinë”. Pra, janë të shumtë futbollistët italianë që nuk janë dakord të shohin Amaurin me fanellën “axurre”. Lojtari, sigurisht, do të ishte një ndihmë më shumë për kombëtaren, në veçanti për fantazinë dhe cilësinë e veprimeve të tij, që duhet thënë mungojnë pak në formacionin e përbërë nga 11 italianë. Tani i takon vetëm sulmuesit të Juventusit të vendosë se çfarë do të bëjë në të ardhmen.