13 shtator 2008

Ronaldinho mezi pret të luajë krahas Kaka

Superylli brazilian, Ronaldinho, thotë se është i gatshëm të luajë kundër Genoas, dhe se me padurim pret të fillojë të luajë krahas bashkëkombësit të tij, Leite Kaka.Gjatë ndeshjes së vikendit kundër Genoas, pritet t’i shohim për të parën herë së bashku në fanellën kuqezi dy yjet brazilianë, ish-futbollistin më të mirë në botë, Ronaldinhon, dhe futbollistin më të mirë në botë, Kakan.“Edhe Brazili edhe Milani kanë probleme. Megjithatë Milani ka edhe shumë ndeshje gjatë sezonit, por edhe me Brazilin kemi shanse ta fitojmë vendin e parë. Kam shumë besim, mund të përmirësohemi, si Brazili po ashtu edhe Milani”, ka thënë përforcimi i ri i rosonerëve, Ronaldinho.“Nëse jam i gatshëm për të dielën? Më së pari do të duhet të flas me Ancelottin, dhe së bashku të vendosim çfarë mund të bëjmë, por ndjehem mirë. Shpresoj se së shpejti do të luaj krahas Kaka dhe së bashku do të bëjmë diçka vërtetë të mirë”, ka shtuar braziliani.