Presidenti i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, ka lëshuar kritika për mbrojtjen e klubit, kur deklaroi se arsyeja e fillimit të dobët të kampionit në Bundesligë, në fakt janë problemet në rendin e fundit.Bavarezët kanë pranuar 4 gola në 3 ndeshjet e para dhe kanë vetëm 5 pikë për momentin. Sipas mbrojtësit legjendar, problemet e ekipit në mbrojtje nuk janë prej tash, dhe trajneri Jurgen Klinsmann duhet seriozisht të punojë në këtë aspekt.“Duhet të jesh më afër lojtarit dhe ta ruash. Kjo me vite është problem i mbrojtjes tonë. Shembull më i mirë për këtë ishte humbja nga Milani në Ligën e Kampionëve në vitin 2007”, ka thënë legjenda.“Asokohe Clarence Seedorf kishte mjaft kohë dhe vend për ta qetësuar topin, për t’u kthyer dhe për të shutuar, që është e pafalshme. Për këtë arsye ndjehet kur Martin Demichelis nuk është në fushë. Ai mund të jetë shembull për kolegët e tij”, ka thënë Beckenbauer për gazetën gjermane Bild.
13 shtator 2008
Bekenbauer kritikon mbrojtjen e Bayernit