03 mars 2009
Toti-De Rosit: Bëj rrëmujë për penalltinë
Françesko Toti e ka parë nga tribuna sfidën kundër Interit dhe në fund të ndeshjes mori pjesë në korin verdhekuq të akuzave ndaj arbitrimit të Ricolit për penalltinë që i lejoi zikaltrit të rihapin ndeshjen: “Bëj rrëmujë për 11-metërshin e Balotelit, - i paska thënë kapiteni i Romës De Rosit, duke e ftuar të polemizojë hapur mbi episodin. - Nuk mund të na e hedhin kaq dukshëm. Nuk është asgjë e re, është si gjithnjë”. Për sa i takon gjendjes së Totit, i cili mungoi ndaj Interit për një problem në gju, kapiteni verdhekuq nuk do të operohet. Në ditët e ardhshme do të vazhdojë me terapi. Objektivi është ai për të qenë gati për ndeshjen e kthimit në Champions ndaj Arsenalit.