Penalltitë, gjuajtja mësohet në universitet
Futbollistët nuk duhet të frikësohen më, sepse u zbulua formula matematike për penalltinë-perfekte. Pas shumë orëve vëzhgime të xhirimeve në seanca stërvitore, studiuesit e universitetit "Xhon Murs" në Liverpul kanë nxjerrë një përfundim: sekreti qëndron te fuqia e goditjes, të paktën 105 km/h (nëse është më e lartë, aq më mirë), duke marrë vrull nga vija e 16 metrave. Këndi ndaj topit është 20-30 gradë, ndërsa gjuajtja duhet të llogaritet 50 centimetra poshtë traversës dhe 50 centimetra larg shtyllës.