02 mars 2009

Krizës së Milanit nuk arrihet t’i gjendet fundi

Skuadra e Milanit vazhdon të thellojë nga java në javë krizën që e ka përfshirë. Pas eleminimit nga Verder Bremeni në Kupën Uefa, është radha e Sampdorias t’i japë një tjetër goditje milanezëve me fitoren e djeshme 2-1. Kasano dhe Pacini janë emrat e futbollistëve që i dhanë kënaqësinë tifozëve të Sampdorias me golat e tyre. Kasano përshëndet për herë të parë portën e Abiatit në minutën e 33-të. Megjithë përpjekjet e miqve, pjesa e parë do të mbyllet me rezultatin minimal. Me fillimin e pjesës së dytë është Pacini që dyfishon shifrat, duke komplikuar gjithçka për skuadrën e Ançelotit.Golin e nderit për Milanin do ta shënonte i përhershmi Pato në minutën e 80-të. Në kohën e mbetur nga përfundimi i takimit, kjo skuadër nuk arriti dot të barazonte shifrat.Sampdoria me këtë fitore ngjitet në kuotën e 32 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 14-të. Milani mbetet në vend numëro, duke u pozicionuar në vendin e tretë me 48 pikë.