03 mars 2009

Katari, udhëtimi i fundit i “Djallit”

Milani ka konfirmuar Ançelotin dhe trajneri emilian ka theksuar edhe një herë se ndihet i qetë dhe se nuk është gati të largohet nga kjo skuadër në fund të sezonit, por klubi, nga sa mësohet, duket se është vënë në lëvizje për të gjetur një alternativë ndaj teknikut. Sipas shtypit spanjoll, në fakt, ka pasur kontakte të vazhdueshme midis Milanit dhe trajnerit Frenk Rajkard, dhe mund të jetë pikërisht ish-trajneri i Barcelonës tekniku i ardhshëm i kuqezinjve. Rajkardi duket se është vënë në dispozicion, por duhet të thyejë rezistencën e presidentit Berluskoni, i cili nuk duket i bindur nga kjo zgjidhje.