03 mars 2009

Interi, 20 milione plus dy lojtare per Hamshikun

Interi kerkon Marek Hamshikun. Lajmi vjen nga shtypi Italian. Thuhet se zikaltrit jane gati te derdhin 35 milione euro per slovakun, i cili po shkelqen te Napoli. Lojtari i Napolit pelqehet shume nga Mourinjo, i cili do ta aktivizonte menjehere ne repartin e mesfushes. Presidenti i Napolit, De Laurentis, ne fakt eshte shprehur se nuk do te shiste asnje lojtar tej tij, me cfaredo lloj cmimi, por situata e fundit ne skuadren e Napolit mund ta detyroje presidentin te beje ndryshime rrenjesore. Vlera e ish-futbollistit te Breshias shkon deri ne 35 milione euro, por, gjithsesi, thuhet se Interi do te jete gati te paguje 20 milione euro, plus sulmuesin Hulio Kruz dhe Luis Himenezin ose Viktor Obinane.