03 mars 2009
Foster tregon sekretin: Më ndihmoi “iPod”-i
Portieri i Mançester Junajtid, Ben Foster, zbuloi ditën e hënë sekretin e pritjes së penalltisë së Xhemi O’Hara në finalen e “Carling Cup”, ditën e diel. Sipas tij, konsultimi i fundit i bërë në “iPod” përpara fillimit të 11-metërshave, rezultoi vendimtar, për të kuptuar krahun e gjuajtjeve të kundërshtarit. “Përpara gjuajtjeve të penalltive pashë në ‘iPod’ me trajnerin e portierëve Erik Still, sekuenca filmike të penalltive të gjuajtura më parë nga skuadra e Totenhemit. Aty ngulita në mendje që nëse O’Hara do të gjuajë penalltinë, topi i tij do të ishte në të majtë. Kështu ndodhi dhe arrita të neutralizoj gjuajtjen - tregon heroi i “djajve të kuq” në finalen e ‘Uemblit’. –Trajneri Still më kishte sjellë shumë informacione për penalltitë e ‘Spërsave’ dhe zgjedhja e përdorimit të ‘iPodit’-t përpara penalltive ishte një shpikje e tij. Mund të them se ishte gjetje me vend, pasi rezultoi vendimtare për ne. Është e çuditshme, por e vërtetë.” Edhe trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, ndoqi aktin “heroik” të Fosterit në fitoren 4-1 nga pika e bardhë. “Ai do të jetë portieri i Anglisë pas pak vitesh. Lutem që të ketë më shumë fat me dëmtimet”, tha Ferguson për 25-vjeçarin, Ben Foster.