02 mars 2009
Dinamo e Shkelqim Muçes shkatërron Bylisin
Dinamo e drejtuar nga Shkelqim Muça arrin të marrë një tjetër fitore në javën e 22-të. Viktima e kampionëve këtë herë ishte skuadra e Bylisit, e cila pësoi 5 gola, kundrejt 1 goli të shënuar. Golin e parë për vendasit e Dinamos do ta shënonte Plaku në Minutën e 6-të të takimit. Barazimin e përkohëshëm do ta vendoste Dalipi në minutën e 42-të. Dinamo në pjesën e dytë do të shënonte 4 gola të tjerë, të cilët i japin mundësinë të shkurtojë në 3 pikë diferencën me kryesuesit. Sefa arriti të shënonte dy herë, në minutën e 49-të dhe 80-të. Në të 50-ën kishte shënuar Bakaj, ndërsa vulën do ta vendoste përsëri Plaku në minutën e 88-të.Me këtë fitore Dinamo ngjitet në kuotën e 38 pikëve, duke mbajtur e qetë vendin e tretë. Bylisi mbetet në vendin e parafundit me 20 pikë.