02 mars 2009

Berluskoni: Sa keq me këta yje që kemi!

Përpiqet të jetë i qetë, por mërzitja shfaqet dukshëm nga fjalët që shpreh. Presidenti i Milanit Silvio Berluskoni nuk kërkon ta dramatizojë situatën, por keqardhja për momentin që po kalon skuadra kuqezi, është e madhe: “Për fat të keq kemi një skuadër të tërë në infermieri, - tha Berluskoni nga Brukseli, pasi ka dalë nga një mbledhje e Bashkimit Europian. - Dhe kur nuk mund të luajnë kampionë si Kakà, gjithçka më e bëhet e vështirë. Më vjen shumë keq. Me këta yje që kemi… Megjithatë nuk duhet të bëjmë tragjedi. Nga ana tjetër kemi fituar gjithçka dhe këtë nuk duhet ta harrojmë. Gjithçka do të rregullohet”.