03 mars 2009
Anceloti: Do te jemi te tretet ne fund te
Aventures se Karlo Ancelotit ne krye te Milanit mund t’i vije fundi ne perfundim te kampionatit italian. Adriano Galiani eshte shprehur qarte: ose te tretet, ose Anceloti iken. Ultimatumi do te zbatohet me perpikeri, pra trajnerit kuqezi i duhet te plotesoje disa kushte, per ta vijuar punen e tij edhe ne te ardhmen. Fjalet e Galianit i ka konfirmuar edhe Anceloti. “Eshte qarte, nese nuk arrijme te tretet, sigurisht edhe mua mund te me ndodhe dicka. Por do te renditemi te tretet, jam i sigurt per kete.” Shoqeria kuqezi po mban nje qendrim te qarte. Milani ka zhgenjyer ne kompeticionet me te rendesishme, kampionat dhe Kupe UEFA dhe tashme i ka mbetur vetem nje objektiv: renditja te pakten ne vend te trete, per te mos rrezikuar pjesemarrjen ne Champions.