14 shtator 2008

LAJMET SHKURT


Real Madrid shёnon fitore tё vështirё
Kampioni i Spanjёs, Real Madrid, ka arritur tё shënojё fitore nё Bernabeu, ndaj ekipit tё porsapromovuar nё La Liga, Numancias, gjatё njё ndeshjeje mjaft dramatike qё rezultoi me plot shtatё gola, 4-3.Vendasit u treguan mjaft tё papёrshtatshёm, dhe si nё javën e parё kur mposhtёn Barcelonёn, edhe kësaj here arritёn tek goli i avantazhit mjaft herët nё ndeshje, me anё tё Moreno (7’).Reali arriti tё barazojё nё minutën e 20-tё me anё tё mesfushorit Guti, i cili hyri nё histori tё klubit duke shёnuar golin e 5.000 tё Realit nё La Liga. Por festa e vendasve nuk zgjati shumё, pasi qё mysafirёt avancuan sёrish, pas tre minutash, me anё tё golit tё shёnuar nga Barkero.Megjiathatё Real u duk i vendosur pёr fitore dhe gjeti portёn kundërshtare edhe tri herё tё tjera pёr tё avancuan nё 4-2 nё pjesё tё parё. Golat u shënuan nga Higuain (26’), Van der Vaart (34’) dhe njё autogol i shёnuar nga Domingo, pesё minuta para pauzës mes pjesëve.
Galliani: Ancelotti nuk do tё shkarkohet
Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se edhe krahas humbjes ndaj Genoas, do tё mbetet nё pozitën e menaxherit, ndërsa tё njёjtёn gjё e ka pohuar edhe zёvendёspresidenti i Milanit, Galliani.“Duke shikuar gjendjen nё tabelё, nuk mund tё jemi as tё gёzuar e as tё lumtur, por ende ka kohё pёr t’i arritur qëllimet dhe jam i sigurt se kёtё do ta bёjmё”, ka thёnё Ancelotti.“Sot pashë dy ndeshje, nё tё parёn ishim shumё tё ngadalshëm dhe nuk kishim ide, derisa nё pjesën e dytё u paraqitёm shumё mirё”, ka shtuar italiani.Nё prononcimin e tij, edhe zёvendёpresidenti Adriano Galliani, ka thёnё se pozita e Ancelottin nuk ёshtё e kёrcёnuar, pavarësisht rezultateve tё dobëta nё dy ndeshjet e fundit.“Ancelotti po e fillon sezonin e tetё me Milanin dhe mendoj se shumё pak trajnerё mund tё qёndrojnё aq gjatё nё njё klub. Ai nuk rrezikon shkarkimin, edhe pse humbёm sot, por ai do tё bёnte mirё tё ndalojё humbjet. Nuk ёshtё problemi te trajneri, problemi ёshtё qё ne kemi luajtur tetё ndeshje qё nga fundi i korrikut dhe kemi humbur shtatё prej tyre”, ka shtuar Galliani.Lojtarёt e Numancias nuk u dorëzuan dhe arritën tё ngushtojnë rezultatin 12 minuta pas fillimit tё pjesës sё dytё, sёrish me anё tё Moreno (57’), por kjo ishte gjitha çfarë mund tё arrijnë.
Viola mposhtet në San Paolo
Napoli ka arritur ta përmbysë avantazhin minimal të Fiorentinës duke fituar me rezultat 2-1 në Stadiumin San Paolo të Napolit.Para përfundimit të pjesës së parë (41’), sulmuesi rumun i Violas, Adrian Mutu, pas pasimit të Gilardinos i dha avantazhin skuadrës mysafire. Mirëpo me fillimin e pjesës së dytë u vërejt se napolitanët nuk dorëzohen lehtë në shtëpi. Vetëm tre minuta brenda pjesës së dytë, pas një lëvizjeje sensacionale të Lavezzit, Marek Hamsik shtyn topin më rrjet duke barazuar shifrat. Njëzet minuta pa përfunduar ndeshja, mbrojtësi i Fiorentinës Zauri ia kthen topin mesfushorit napolitan, Christian Maggio, i cili shënoi golin e parë në karrierë për Napolin, si dhe golin e fitores për vendasit.
Lazio ruan kreun e tabelës
Lazio e ka mposhtur Sampdorian me rezultat 2-0 në Stadio Olimpico të Romës duke ruajtur pozitën e parë në tabelë pas dy javësh.Lazio e filloi ndeshjen duke kryesuar tabelën pas fitores spektakolare të javës së kaluar me rezultat 4-1 kundër Cagliarit dhe e vazhdoi kryesimin duke mposhtur në shtëpi skuadrën e rrezikshme gjenovase, Sampdoria. Vetëm pas tetë minutash lojë, kryeqytetasit shënuan gol me anë të argjentinasit Zarate, Ndërsa në minutën 71’ i dhanë fund dyshimit për fituesin pas një pasimi të gjatë nga Christian Brocchi te sulmuesi maqedonas, Goran Pandev, i cili e mposhti Miranten duke i çuar shifrat në 2-0 me të cilin rezultat përfundoi takimi.
Milan, dy ndeshje dy humbje
Skuadra e Milanit ka pësuar humbje edhe në javën e dyte të Serie A, këtë herë nga Genoa me rezultat 2-0.Kuqezinjtë e filluan ndeshjen me treshen e sulmit Kaka, Ronaldinho dhe Shevchenko, mirëpo kjo nuk rezultoi produktive, pasi që ishin nikoqirët ata që luanin më mirë dhe ata të cilët kaluan në avantazh me golin e Giuseppe Scullit (30’). Me të filluar pjesa e dytë, Ancelotti largoi nga ndeshja Shevën dhe Ronaldinhon për të inkuadruar, Seedorfin dhe Borrilon, megjithatë, ashtu si në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë Genoa ishte skuadër më e mirë në ndeshje duke rrezikuar vazhdimisht portën e Abiatit dhe njëkohësisht duke shfaqur një lojë më të bukur. Në minutat shtesë të ndeshjes (90+1) u akordua një penallti të cilën e shndërroi në gol i rikthyeri te Genoa, Diego Milito, me ç’rast iu mundësua ish-sulmuesit të Zaragozas të debutojë me gol në fanellën e skuadrës së re.
Ronaldo: Dua tё jem lojtari mё i mirё i tё gjitha kohёrave
Anёsori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mbrёmё e ka fituar Kёpucёn e Artё Evropiane, gjatё njё ceremonie nё vendin e tij tё lindjes, Madeira, ndërsa ka thёnё se ai ёshtё favoriti kryesor edhe pёr Topin e Artё.“Fitimi i këtij shpërblimi ёshtё spektakolar dhe mё jeё shumё motivim tё vazhdoj. Kёtu u linda dhe doja t’u tregoj tё gjithёve tё cilёt mё njohin se kam mbetur i njëjti. Kam nderin e madh qё e pranoj kёtё shpërblim nё Madeira”, ka thanё Ronaldo.“Favoriti kryesor pёr shpërblimin tjetër ёshtё Cristiano Ronaldo. Tё jem i sinqertё, mendoj se isha lojtari mё konstant dhe mё i mirё. Me kalimin e kohës dëshiroj tё hyj nё histori edhe si mё i miri i tё gjitha kohërave”, ka thanё Ronaldo pёr veten e tij.Futbollisti Evropian i Vitit, sezonin e kaluar arriti 31 gola nё Premierligё dhe me kёtё e fitoi Kёpucёn e Artё. Nё vendin e dytё u gjend spanjolli Dani Guiza, i cili arriti 27 goditje nё fanellën e Mallorcas, derisa sulmuesi i Ajaxit, Klaas-Jan Huntelaar, ishte i treti me 33 gola.
Hughes: Robinho ishte i shkёlqyeshёm
Trajneri i Manchester Cityt, Mark Hughes, ёshtё ndarё i kënaqur me debutimin e Robinhos, i cili shёnoi nё ndeshjen e mbrëmshme kundër Chelseat.“Robinho ishte i shkёlqyeshёm. Jam i kёnaqur nga paraqitja e tij. Ai tregoi se çfarë mund tё bёjё, ndërsa po ashtu kishte njё etikё tё shkëlqyer tё punёs, diçka qё shumё njerëz nuk mund ta kuptojnë”, ka thanё Hughes.“Ishte shumё vështirё pasi qё ai sapo kishte arritur nga Brazili dhe po ashtu kishte luajtur shumё ndeshje. Por, ndjej se ёshtё e rёndёsishme qё ai u prezantua nё Premierligё dhe tregoi kush ёshtё. Sigurisht nё tё ardhmen do tё jetё shumё mё i mirё”, ka shtuar trajneri i Cityt.