Juventusi e ka parë veten ‘të përmbytur’ pas një rikthimi sensacional të rezultatit nga Siena, pas epërsisë prej tre golave të krijuar në dhjetë minutat e parë të takimit.
Juventusi nxori vetëm një pikë nga ky takim, për shkak të mbrojtjes katastrofale dhe reagimeve amatoreske në rastet e caktuara, përkundër se pati epërsinë e tre golave.
“Ndjenja ime është që dominuam nga fillimi i ndeshjes, duke krijuar shumë, dhe shënuar tre gola. Më pas patëm një rënie në lojë”.
“ Njerëzit bëjnë gabime, por ndoshta ne kemi shkuar disa hapa prapa sot. Ndoshta kishte një ‘errësim të plotë’”.
“Problemi erdhi nga avantazhi i hershëm i tre golave ose nga gabimi në golin e parë të shënuar nga Maccarone. Gjithsesi reagimi ynë duhet të jetë më i mirë”, deklaroi pas ndeshjes Alberto Zaccheroni.