Sheikët e klubit anglez duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon.
Gati një vit pas megaofertës prej 75 milionë eurosh (të cilën Juventusi e hodhi poshtë), ja ku vjen oferta tjetër, pothuajse sa gjysma e të parës, 30-35 milionë euro. Por ndryshimi nga përpjekja e parë qëndron në faktin se kësaj radhe klubi bardhezi nuk e ka injoruar ofertën e klubit nga Mançesteri.
Kohët e fundit kanë qenë të shumta ofertat në drejtim të “Zonjës” për “gardianin” e katërkëndëshit të kombëtares Azurre. Por më bindësja nga të gjitha është ajo e klubit të financuar nga sheikët e Abu Dabit dhe duke qenë se ky sezon për Bufonin ka qenë nën nivelin e atyre të kaluar, drejtuesit e Juves po mendojnë një largim të mundshëm të portierit aktual.