Juve, Zakeroni mund të qëndrojë
“Kura” Zakeroni funksionon. Juventusi është rritur dukshëm, fiton dhe shënon: 14 gola në 9 ndeshje e konfirmojnë këtë fakt. Rrjeta e fundit, u realizua nga Trezege, në fitoren 3-1 përballë Fulhamit, duke bërë që francezi t’i jepte fundit “agjërimit” 3-mujor. Tashmë bardhezinjtë shihen si favoritët absolutë për të triumfuar në Europa League, përpara Liverpulit e Hamburgut. Meritat janë të trajnerit Zakeroni, i cili mund të qëndrojë në krye të stolit në sezonin e ri.