14 mars 2010

Seria A, frenohen të mëdhatë

Java e 28-të e Serisë A dhuroi surpriza të shumta, ku në takimet e sapo përfunduara skuadrat e mëdha janë frenuar thuajse të gjitha.
Juventusi nuk ka arritur më shumë se barazimi 3-3 në fushën e vet përballë modestëve të Sienës, duke mbetur edhe këtë javë jashtë zonës Champions. Edhe Roma është frenuar në transfertën e modestëve të Livornos, me të njëjtin rezultat, 3-3.

Palermo e vendit të katërt është mundur 3-2 jashtë fushe nga Udineze, ndërsa Xhenoa mposhti 5-3 skuadrën e Kaljarit.

Më poshtë do të paraqesim rezultatet e plota të javës së 28-të të kampionatit italian.

Të premten;

Katania-Inter 3-1

Të shtunën;

Napoli-Fiorentina 1-3

Sot;

Bolonja-Sampdoria 1-1
Xhenoa-Kaljari 5-3
Juventus-Siena 3-3
Lacio-Bari 0-2
Livorno-Roma 3-3
Parma-Atalanta 1-0
Udineze-Palermo 3-2
20:45 Milan-Kievo