Kreu i stafit mjekësor të Juventusit, Bartolomeo Goitre, tregoi rezultatet e lëndimit të Alex Manninger e poashtu edhe Martin Caceres.
Dhe për fat të keq lajmet nuk i ka sjellë të mira: "portieri ka lënduar kofshën e djathtë.
Prognoza për shërim të plotë është nga 15/20 ditë, - tha deklarata e postuar në faqen zyrtare të Juventusit.
Martin Caceres do ti nënshtrohet një hetimi të mëtejshëm nga mjekët e klubit prej nga ai është i huazuar, Barcelonës. Dy palët e stafit mjekësor thonë se Caceres mund t'i nënshtrohet një operacioni.