Pas barazimit 3-3 me Sienën në kampionat, presidenti i Juventusit, Zhan Klod Blank, kërkon kohë për të vendoësur mbi të ardhmen e trajnerit aktual, Alberto Zakeroni.
“Zakeroni është një njeri me shumë cilësi, por për të ardhmen e tij do vendosim në fund të sezonit”, tha numri një i “Zonjës”, i cili, në lidhje me zërat se trajneri i ardhshëm do jetë Çezare Prandeli, sqaroi: “Do përqëndrohemi vetëm te sezoni aktual. Unë konfirmoj se nuk kemi pasur kontakte me asnjë trajner tjetër dhe do vazhdojmë me stafin që kemi”.
Ndërkaq, shoqëria bardhezi duhet të projektojë skuadrën e së ardhmes në një moment të veçantë, sepse Zakeroni, që u mor si trajner në emergjencë, po rezulton i suksesshëm deri tani. Zgjedhja e parë vazhdon të mbetet Prandeli, por vetë tekniku vjollcë ka pohuar se është gati të qëndrojë te Fiorentina edhe për pesë vjet të tjerë.