Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, do të rikthehet në aksion në një të ardhme të afërt sipas agjentit të tij, pas lëndimit të marrë në kofshë.
“Gigi do të rikthehet në fund të këtij muaji. Ai natyrisht se nuk do ta zgjasë shumë periudhën e rikuperimin, për shkak të lëndimit të Alex Manninger”, tha agjenti i portierit.
Për spekulimet rreth një kalimi të Buffon te Manchester City, agjenti Silvano Martina ishte rigoroz: “Buffon është i ofenduar, sepse ata janë të pafytyrë”.
Buffon është i pazëvendësueshëm në portën e Juventusit dhe të kombëtares italiane për Botërorin e ardhshëm, dhe natyrisht lajmi për rikthimin e tij, është i mirëseardhur.