Aleks Del Piero festoon përgjysmë: “Arrita kuotën e 301 golave me dygolëshin e sotëm (dje), por nuk mund të jetë i lumtur”. Kapiteni juventin është i trishtuar pas barazimit mëe Sienën, pavarësisht nga rekordi i tij personal: “Ndodh në mënyrë të pandërgjegjshem që kur shënon tri gola në dhjetë minuta, mundet që ndonjë lojtar të mos vrapojë më. Sigurisht është faji ynë në rezultatin final.
Fanella e tifozëve në tribunë? Ishte një surprizë e bukur, por më vjen keq që nuk shërbeu për asgjë dygolëshi im. Çfarë ndryshon nga goli im i parë te këto të fundit? Këtu është dëshira për të fituar dhe kapur objektivat. Sot (dje) pavarësisht nga golat, ndihem i hidhëruar. Nëse duhet të zgjedh mes golit dhe fitores, zgjedh fitoren”